×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgimin e të arrestuarit për drog*ën milionëshe në Pejë

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të madh anti-drogë.

    Në këtë aksion u sekuestrua një sasi e madhe e drogës së llojit kanabis, e cila mbërrinte vlerën e rreth 5 milionë eurove, raporton Klankosova.tv.

    Një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, u arrestua, ndërsa edhe gjashtë të tjerë u tha se janë në kërkim.

    E sot është mbajtur seanca dëgjimore, me ç’rast Prokuroria ka kërkuar paraburgimin për të dyshuarin, 49-vjeçarin Aleks Gerbi.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, ai dyshohet për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    I njëjti thuhet se është në ndalim policor që nga ora 08:00 e datës 27 shtator.

    Në ndërkohë, pritet vendimi i gjykatës mbi masën ndaj tij.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju...
    Lajme28 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë britanike në kuadër të KFOR-it. Veç tyre, edhe nga Shqipëria pati...
    Të tjera
    Kronika28 Shtator 2024
    Ditën e së premtes në Ferizaj, një person u ther me thikë disa herë. Sebep i kësaj u bë një konflikt pronësor....
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka nisur punimet për të liruar hapësirat tek vendi i quajtur “Santea” në...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 60-vjeçare, në banesën e tij në Gjirokastër, Bëhet e ditur se ai kishte...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi, me rastin e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavë në Pogradec, Korçë, Elbasan 3 ditë €79, vetëm me SHARR TRAVEL! 3 Ditë €79, Nisja më 04 Tetor – 06 Tetor...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Krushevë e Madhe të Klinës ka thënë se këto zgjedhje do të vendoset...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.