Një modele gjeorgjiane, e njohur si transgjinore është vrarë, thanë zyrtarët lokalë, një ditë pasi qeveria miratoi legjislacionin që do të vendosë kufizime gjithëpërfshirëse për të drejtat e LGBTQ+ në vend.
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se Kesaria Abramidze, 37 vjeç, besohet të jetë vrarë me thikë në banesën e saj në periferi të Tbilisi të mërkurën, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Mediat gjeorgjiane më vonë raportuan se një burrë ishte arrestuar në lidhje me krimin.
Abramidze ishte një nga figurat e para publike trans të vendit. Vdekja e saj vjen pas legjislacionit të diskutueshëm mbi “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve” që do t’i lejojë zyrtarët të nxjerrin jashtë ligjit ngjarjet e Krenarisë dhe të censurojnë filmat dhe librat.