×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Ambasadori Hargreaves viziton “Comoditan”, mahnitet me fabrikën dhe numrin e grave të punësuara

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i ka bërë një vizitë fabrikës “Comodita” në Gjakovë, kompani kjo e cila po sfidon standardet e prodhimit dhe inovacionit në Kosovë.

    devolli comodita ambasadori britanik
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

    Ambasadori tha se ishte i mahnitur nga fabrika e mbushur me makina moderne dhe produkte që flasin për artizanatin e kamotshëm të prodhimtarisë.

    devolli comodita ambasadori britania (1)
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

    Hargreaves, gjatë turit që i bëri fabrikës, u takua me aksionarin Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë, ndërsa u njoftua për së afërmi edhe me linjat e prodhimit, ku çdo ndalesë tregonte përkushtimin dhe inovacionin.

    devolli comodita ambasadori britania (1)
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

    “Kam qenë në dyqanet e Comoditas, por këtu kisha mundësi edhe të shoh produktet por edhe mënyrën se si prodhohen”, tha ai për Klan Kosova.

    I njëjti ishte i befasuar nga numri i grave të punësuara në kompani, gjë kjo e cila, sipas tij, ndodh rrallë në Kosovë.

    devolli comodita ambasadori britania (4)
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

    “Numri i grave të punësuara këtu ishte i habitshëm, marrë parasysh nivelin e punësimit të grave në Kosovë”, shtoi ai.

    Teksa foli për kualitetin që pa tek produktet, ai tha se diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit me tregun anglez.

    “Comodita Home” është industria në të cilën rreth 2 mijë qytetarë janë në marrëdhënie pune.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur sot në një lokal në Lipjan. Nga pamjet e publikuara shihet se ata përdorën edhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për...
    Lajme19 Korrik 2025
    Deputetja Duda Balje ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’ia ofrojë postin e kryetarit të Kuvendit...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur në momentet kur po mbahej tentative e 49-të për...
    Lajme19 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka folur pas dështimit të 49-të të seancës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, i cili tha...
    Lajme19 Korrik 2025
    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituim. Pas dështimit të kësaj seance, deputetët e VV-së kanë dalë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituim. Pas dështimit të kësaj seance, deputetët e VV-së kanë dalë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituim. VV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.