×
  • Opinione
  • Opinione

    Qëndrueshmëria e qeverisë përballë destabilizimit serb dhe nevoja për vendosjen e ligjshmërisë në Veri të Kosovës

    Hisen Berisha
    16 Shtator 2024

    Shkruan: Hisen Berisha

    Lidhur me qëndrimet e fundit të kryeministrit serb, që kërkesat e Vuçiqit i paraqiti si masa të qeverisë serbe kundër Kosovës, të cilat tingëllonin si kërcënime lufte, duhet të theksojmë se këto janë veprime të dëshpëruara të një lidershipi të deshtuar të marr rrolin e mbrojtësit të “botës serbe” dhe një shteti që synon destabilizimin e rajonit.

    Në këtë situatë, është esenciale që qeveria e Kosovës të mbajë qëndrime të palëkundura dhe të vazhdojë me vendimet që kanë për synim shtrirjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare Serbi-Kosovë dhe në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Mbyllja e institucioneve paralele dhe kthimi i normalitetit në komunat e veriut është një hap jetik drejt zbatimit të rendit dhe ligjit në këtë pjesë të territorit tonë. Arsimi, shëndetësia, ndërmarrjet publike, dhe institucionet e sigurisë duhet të funksionojnë në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e vendit tonë.

    Po ashtu, dorëzimi i kriminelëve të akuzuar dhe përballja e tyre me drejtësinë është e domosdoshme për të siguruar një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme. Nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave kushtetuese të shtetit tonë.

    Për të arritur këto synime, kërkohet një mbështetje e fortë nga bashkësia ndërkombëtare. Është thelbësore që të koordinohemi me Praninë Ushtarake Ndërkombëtare të mandatuar nga KS/OKB në Kosovë dhe të sigurohet përkrahja e vendeve të QUINT, të cilët kanë një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe forcimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

    Deklaratat dhe kërkesat e Serbisë, siç është kërkesa për zgjedhje të reja lokale dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës, janë vetëm përpjekje për të destabilizuar dhe për të krijuar një klimë tensioni. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe të dënojë qartë veprimet agresive të Serbisë. Këto veprime nuk përputhen me frymën e dialogut dhe paqes, dhe janë pengesë për stabilitetin në rajon.

    Është koha që Kosova të vazhdojë me reformat dhe të forcojë institucionet e saj, duke ruajtur qetësinë dhe duke u përqendruar në përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe aspiratave për integrime euroatlantike.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Opinione17 Shtator 2024
    Shkruan: Blerim Shala Kthim prapa për të ecur para. Me një fjali fare të shkurtër mund të përmblidhet paraqitja mediatike të premtën...
    Opinione13 Shtator 2024
    Shkruan: Bardhyl Mahmuti Me vëmendje të madhe ndëgjova fjalën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në konferencën ndërkombëtare për...
    Opinione12 Shtator 2024
    Nga: Kim Ghattas / The Financial Times Me ditën e zgjedhjeve në ShBA në më pak se dy muaj larg, lufta njëmbëdhjetë...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri...
    Lajme17 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të përurohet Fontana e Rinovuar e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Përurimi do të...
    Opinione17 Shtator 2024
    Shkruan: Blerim Shala Kthim prapa për të ecur para. Me një fjali fare të shkurtër mund të përmblidhet paraqitja mediatike të premtën...
    Lifestyle17 Shtator 2024
    Farat e lulediellit kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore. Ato janë një nga ushqimet më të njohura dhe më ushqyese në mbarë botën....
    Lifestyle17 Shtator 2024
    Dashi Do të kaloni një ditë mjaft të komplikuar dhe tensionuar nga pikëpamja profesionale. Gjithashtu rrezikohet që të komprometohet raporti me partnerin/en,...
    Vip17 Shtator 2024
    Reperi Getinjo ka shprehur një shqetësim përmes rrjetit të tij Instagram sonte. Ai ka akuzuar disa debate televizive për përçarje e duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.