×
  • Opinione
  • Opinione

    Humbja kot e dy viteve të plota

    Blerim Shala
    17 Shtator 2024

    Shkruan: Blerim Shala

    Kthim prapa për të ecur para.

    Me një fjali fare të shkurtër mund të përmblidhet paraqitja mediatike të premtën në mbrëmje (13 shtator) e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, e cila (konferencë për shtyp) në paralajmërimet e saj ofronte ‘dridhje tektonike’ në sigurinë e kësaj ane të Evropës (duke e deklaruar Kosovën si territor të okupuar), teksa në fund mori trajtën e një ligjërimi të rregullt të liderit serb për raportet Serbi – Kosovë dhe Serbi – Perëndim.

    Vučić pra para gazetarëve shtroi një sërë kërkesash, të cilat synojnë ta kthejnë gjendjen në Veriun e Kosovës aty ku ka qenë me 5 nëntor të vitit 2022 (gati para dy viteve), kur me vendimin e tij (dhe të askujt tjetër), politikanët, policët, gjykatësit, prokurorët, nëpunësit serbë që ishin integruar në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, u larguan prej këtyre institucioneve.

    Nuk kishte gjë të rastësishme këtu.

    Në këtë mënyrë, Vučić bëri aktin e shkëputjes politike, juridike, policore të Veriut të Kosovës, pak kohë pasiqë Franca dhe Gjermania kishin lansuar nismën e tyre për t’i bindur Kosovën dhe Serbinë që të dakordohen për një Akord të përkohshëm, i cili do të luante rolin e një ’transportuesi’ drejt Marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

    Kjo ishte përgjigjja e mirëfilltë e liderit serb ndaj kësaj iniciative.

    Skenari i Vučićit parashihte tensionimin e skajshëm të raporteve në mes të popullatës serbe të Veriut dhe pushtetit të Kosovës, bojkotimin e këtij pushteti, mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, për të arritur tek ai akti final i konfrontimit të armatosur me forcat policore kosovare.

    Kjo do të ndodhë me 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të komunës së Zveçanit.

    Pra, 5 nëntori i vitit 2022 ishte pikënisje për të mbërri tek 24 shtatori i vitit 2023.

    Sikur të sendërtohej Plani i Serbisë, vjeshta e vitit të kaluar, do ta gjente Veriun e Kosovës në fillet e para të ndarjes së pakthyeshme nga Kosova.

    Nuk do të kishte pra Banjskë, pa atë aktin e Presidentit të Serbisë që të ndodhë prishja e të gjitha lidhjeve të krijuara me mund, në mes të qytetarëve serbë dhe pushtetit të Kosovës, pas Marrëveshjes së Brukselit (2013), përmes të të cilave synohej integrimi i plotë i kësaj pjese të vendit.

    Vučić dhe pushteti i Serbisë dolën njënashëm nga Marrëveshja e Brukselit (e vitit 2013) në nëntorin e vitit 2022, teksa me këmbënguljen në këtë qëndrimin e tyre, ata, objektivisht, pamundësuan zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe të Aneksit të Ohrit.

    Përmbajtja e paraqitjes të Vučićit para mediave është një konfirmim shumë i vonuar i tij i dështimit të madh të kësaj politike që i ka lënë serbët e Veriut të Kosovës pa pushtet, pa polici, pa gjyqësi, dhe i ka shfrytëzuar ata për të krijuar rrethana për një konfontim të ri ushtarak në këto anë të Evropës.

    Vučić megjithatë, siç u pa në këtë konferencën për media të së premtës në mbrëmje, po sillet thuajse ai vet nuk ka kurrfarë përgjegjësie për këtë dështim të madh politik dhe të sigurisë të Beogradit, i cili bëri që gjendja në këtë pjesë të Kosovës të pësojë ndryshime të mëdha në dy vitet e fundit.

    Ai, për këtë shkak, tani dëshiron ta kthejë situatën në katër komunat veriore e cila ka qenë në fuqi deri me 5 nëntor të vitit 2022, por poashtu, synon t’i zhbëjë të gjitha zhvillimet në Veriun e Kosovës të cilat kanë ndodhur më pas, para se të gjithash në vijim të përgjigjeve legjitime të pushtetit të Kosovës ndaj vakumit politik dhe të sigurisë që u prodhua prej Vučićit.

    Diçka e tillë është e pamundur për shumë shkaqe, sepse rrjedhat politike nuk kthehen mbrapsht apo nuk zhbëhen, mësa që nuk mund të kthehet mbrapsht rrjedha e një lumi.

    Me gjasë, këtë e di edhe vet Presidenti i Serbisë. Por ai mendon që disi do të mund ta mjegullojë të vërtetën për dështimet e tij epokale në trajtimin e gjithë procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të vërtetën për mashtrimet që ua ka bërë serbëve të Kosovës në përgjithësi.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Opinione18 Shtator 2024
    Nga Gjeneral Piro Ahmetaj: Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe me keqardhje, riciklimin e oshilacioneve si dhe trimërimin mbas lufte...
    Opinione16 Shtator 2024
    Shkruan: Hisen Berisha Lidhur me qëndrimet e fundit të kryeministrit serb, që kërkesat e Vuçiqit i paraqiti si masa të qeverisë serbe...
    Opinione13 Shtator 2024
    Shkruan: Bardhyl Mahmuti Me vëmendje të madhe ndëgjova fjalën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në konferencën ndërkombëtare për...
    Të tjera
    Lifestyle18 Shtator 2024
    Dashi Më në fund do të keni mundësi të sqaroni disa keqkuptime të vogla, të cilat gjatë ditëve të fundit nuk iu...
    Lifestyle18 Shtator 2024
    Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës e dinë se sa shumë i kufizon kjo gjë. Migrena, e cila është një nga...
    Lifestyle18 Shtator 2024
    Gjatë shtatzënisë, trupi kalon nëpër ndryshime të mëdha, të cilat përfshijnë presionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak, hormonet dhe e...
    Vip18 Shtator 2024
    Çifti Rita Ora dhe Taika Waititi janë shpesh të hapur për fansat për jetën e tyre private. Gjatë after party-t pas ceremonisë...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani ka njoftuar se në lagjen e Boshnjakëve, disa biznese janë pajisur me...
    Sport18 Shtator 2024
    Stuttgart luajti kundër Real Madrid në ndeshjen e parë të Champions League për sezonin 2024-2025. Në këtë takim, klubi gjerman u paraqit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.