×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka shpalosur disa kërkesa për Kosovën.

    Kongresisti amerikan, Ritchie Torres në reagimin e bërë në platformën “X”, ka shprehur sërish mbështetjen për Kosovën, derisa ka pohuar se Aleksandër Vuçiq është në anën e gabuar të historisë.

    “Serbia po kërkon që Kosova të heqë dorë nga sovraniteti i saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një kthim të tillë.  Kosova është një shtet i pavarur dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë, i mbështetur nga miku më i madh i saj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Torrres.

    Tutje, ai ka potencuar se “Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.

    Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

    Në një adresim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut”.

    Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa.

    Ndryshe, pak para adresimit të Vuçiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës, në koordinim me Rusinë.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

    “Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë mes tjerash Kurti. /Telegrafi/

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një prononcim për Front Online thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësitë e KFOR-it kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR-i “Quick Response 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë. Njësitë...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Me fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, është kthyer sërish për diskutim në opinionin publik çështja e Trustit Pensional. Deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policin e Kosovës, si shkak i...
    Lajme14 Shtator 2024
    Dita Botërore e Ndihmës së Parë kremtohet rregullisht të shtunën e dytë të muajit shtator. Ajo është një fushatë vjetore që promovon...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive...
    Lajme14 Shtator 2024
    Riga shiu pritet të paraqiten gjatë natës dhe orëve të mëngjesit të ditës së shtunë. Nga mesdita nga pjesë qëndrore e veriore,...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në këtë shtet, duke e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.