×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të kufizuar numrin e azilkërkuesve

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në këtë shtet, duke e bërë atë “sa më pak atraktiv që është e mundur” për migrantët.

    Ministrja për Azil, Marjolein Faber, prej krahut të së djathtës, ka thënë se një masë e tillë ia mundëson Qeverisë holandeze që të pezullojë “shumë shpejt” disa pjesë të ligjeve për azilin.

    Sipas saj, Holanda do t’i ketë rregulloret më të “ashpra” në Evropë për azil dhe imigrim, dhe do të zbatojë kontrolle të rrepta kufitare.

    Faber planifikon t’i kufizojë bashkimet familjare, të rrisë numrin personave që dëbohen prej shtetit nëse kanë kryer shkelje, refuzimin e azilit, dhe zvogëlimin e mundësive për të apeluar këtë vendim nëpër gjykata.

    Qeveria holandeze synon të dërgojë një kërkesë në Komisionin Evropian, që të lejohet të devijojë prej politikave të BE-së për azil dhe migrim.

    “Është koha për ndryshim drastik të kursit”, ka thënë Faber.

    “Ne jemi duke marrë masa për ta bërë Holandën sa më pak atraktive që është e mundshme për azilkërkuesit”.

    Vlerësohet që në Holandë arrijnë çdo vit rreth 40.000 azilkërkues.

    Kritikët argumentojnë se një numër kaq i madh i azilkërkuesve e ka përkeqësuar krizën me hapësira të banimit.

    Qeveria holandeze mund të shfrytëzojë një dekret mbretëror për të zbatuar masën e gjendjes së jashtëzakonshme në rast të ndonjë krize, dhe kështu i mundësohet të marrë vendime pa miratim në Parlament.

    Kështu ka ndodhur gjatë pandemisë së koronavirusit.

    Megjithatë, një vendim i tillë duhet të arsyetohet ligjërisht, dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se kanë dilema nëse kjo shifër e azilkërkuesve – që ka mbetur stabile ndër vite – është e mjaftueshme për të shpallur vendin në krizë.

    Partitë opozitare kanë reaguar ashpër, duke e quajtur planin e Qeverisë si jodemokratik./REL

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar.   Reshje bore ne Alpe. Era do të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luftë me Perëndimin nëse aleatët e Ukrainës lejojnë që ajo...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Papa Françesku të premten e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë në zgjedhjet presidenciale si një mes “më të voglës...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Sport13 Shtator 2024
    Driton Kuka ka shkruar për suksesin e Flaka Loxhës në Grand Prix-in e Zagrebit. Xhudistja jonë ia doli të rrëmbente medaljne e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë një analizë të thellë mbi situatën aktuale dhe sfidat që po përballet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës, të cilët ranë 34 vjet më herët. Kurti tha se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.