×
  • Lajme
  • Lajme

    “Interesi personal i Vjosës dhe Albinit ka gjasë të jetë vënë para atij të vendit”

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Ish-bashkpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri në një prononcim për Front Online ka thënë se interesi personal i dy akterëve politik mund të jetë vënë para atij të Kosovës.

    “Nëse kjo përplasje ka për qëllim interesin e Kosovës, atëherë do të ishte e mbështetshme. Kam dronë që edhe në këtë rast më shumë ka gjasë që interesi personal i akterëve politik (Presidentes dhe KM) të jetë vënë para atij të vendit”, potencoi Ymeri për Front Online.

    Visar Ymeri: Vjosës i duhet distancim i shpejtë dhe i zëshëm nga Albini

    Kujtojmë se në një intervistë të realizuar të dielën në “Kallxo” ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë dhe përçarjen mes dy liderëve kryesor politik në vend.

    Presidentja sërish ka fajësuar Qeverinë për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se ka munguar koordinimi dhe sa ka qenë gabim ofrimi i Asociacionit për anëtarësim.

    “Unë nuk jam pajtuar kur Qeveria e ka ofruar Asociacionin. Ka qenë gabim. Dihet kush e ka ofruar Asociacionin pesë minuta në 12:00. Nuk e kam ofruar unë, Qeveria e Kosovës”, u shpreh Osmani në Kallxo.

    Edhe një deklaratë ‘thumbuese’, Osmani e lëshoi të dielën duke thënë se nuk qëndron shprehja se ‘ty të ka përkrahë Vetëvendosja’ teksa po fliste për listën e përbashkët me Kurtin në zgjedhjet e kaluara.

    “Kandidimi nuk ka qenë i Vetëvendosjes herën e kaluar, ka qenë i përbashkët. Sepse kur patëm kandiduar ndaras unë i kam marrë diku 200-225 mijë vota dhe kur u bashkuam i bëmë 440 mijë. Ajo çka po them unë është që ka qenë forcë e përbashkët”./FrontOnline

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Të tjera
    Front TV12 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Genc Gjokutaj, avokat i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gjashtë nga punonjësit e saj janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një...
    Lajme12 Shtator 2024
    Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri  ka deklaruar për Front Online se presidentja Vjosa Osmani ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot në ora 09:00, Ministria e Ekonomisë, në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur nga Komisioni Evropian, lanson thirrjen publike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.