×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëtarë të Njësisë Speciale vendosen afër stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale.

    Këtë e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovë në Mitrovicën e Veriut.

    Gjatë ditës sot para këtij stacioni kanë protestuar një numër i qytetarëve serbë, kjo duke kërkuar lirimin e katër serbëve që u arrestuar dje, më 10 shtator.

    Policia e Kosovës kishte arrestuar mbrëmjen e së hënës katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar, sipas PK-së.

    Petrit Fejza, shef i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, kishte bërë të ditur për Klankosova.tv se të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në stacion policor, ku iu është bërë alkool testi, dhe 3 nga ta rezultuan se ishin në ndikim të alkoolit. Të arrestuarit janë të moshave 21-23 vjeçare. /Klankosova

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Trendi i konvertime nga feja islame në atë katolike, po vazhdon të jetë në rritje. Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë plenare nga ora 10:00. Ky është rendi i ditës: 1.    Miratimi i procesverbaleve...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën (11 shtator) ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, priti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.