×
  • Lajme
  • Lajme

    Shatri: Siç duket Qeveria Kurti ka hyrë në njëfarë “kumarie” me oligarkët

    FrontOnline
    01 Gusht 2024

    Ish- ministri i Financave, Haki Shatri thotë për “Front Online” vendosja e tarifës nga KEDS-i prej 7,7 euro për rikyçje në energji elektike është formë e plaçkitjes ndaj qytetarëve.

    “Na jemi mësuar me dëgju lajme të këqija në këtë vend çdo ditë, befasohemi me dëgju diçka të mirë. KEDS-i e a bërë që kur të vjen fatura e dytë, nëse se keni paguar të parën, ta shkyçin rrymën. Për ta rikyçur pastaj, nëse i keni pasur 5 euro borxh duhet njëfar dënimi apo mëditje me ua pagu atyre që vijnë për me e rikyç. Kjo është formë e plaçkitjes”, tha ai.

    Ai thotë se për çmimin e rrymës kanë reaguar por nuk kanë marrë përgjigje, dhe sipas tij, duhet pajtuar me shtetin se në të kundërtën të shkelin.

    “Rritja e çmimit të rrymës veçse kemi reaguar disa herë por s’ka pas kundër reagim, e kanë lanë në qatë nivel të çmimeve. Shteti çka të bënë duhet të pajtohemi përndryshe të shkelin”, theksoi tutje ai.

    Sipas Shatrit, shteti nuk do duhej të lejoj vendime të tilla por kjo po ndodhë pasi vetë qeveria ka lidhur bashkëpunim me oligarkët.

    “Këta që bëjnë distribuimin e rrymës janë ndërmarrje private, meqenëse e kanë marrë këtë punë në privatizim, shteti ish dashtë me i ndalë dhe mos t’i lejoj të bëjnë veprime që janë në kundërshtim me marrëveshjen bazike. Siç duket qeveria ka hyrë në njëfarë “kumarie” me këta oligarkët, njëherë janë prishë por teknika është kështu për me mujt me hy në bashkëpunim me ta duhet njëherë me i kritiku, pastaj vijnë të bisedojnë dhe bëhen bashkë”, deklaroi ish ministri.

    Në fund, ai tha se vendimet e Qeverisë po dëmtojnë qytetarët.

    “Ky vendim e dëmton xhepin e qytetarëve, sikurse edhe rritja e çmimeve. Çdo vendim i ri që po merret po shkon në dëm të qytetarëve”, 
    tha Shatri për Front Online.

    Prej sot hyn në fuqi “plaçka” 17.7 € e KEDS-it, Qeveria akuzohet se e ka miratuar taksën e shtrenjtë

     

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.