×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ushtria serbe marshon nëpër Prijedor pa lejen e Presidencës së Bosnjës

    FrontOnline
    07 Korrik 2024

    Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, më sa duket pa pëlqimin paraprak të shtetit të Bosnje e Hercegovinës, raportoi Radio dhe Televizioni i Republikës Sërpska (RTRS), entitetit serb të Bosnjës.

    Sipas RTRS-së, ata që parakaluan ishin kadetë dhe veteranë të Akademisë Ushtarake në Beograd.

    Zheljko Komshiq, zyrtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) ka reaguar në Facebook duke thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

    “Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” tha Komshiq, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Goganoviq, nuk iu përgjigjën thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për koment.

    Më 31 maj të vitit 1992, autoritetet serbe të Bosnje e Hercegovinës në Prijedor lëshuan një urdhër, përmes radios lokale, për popullatën joserbe që t’i shënojnë shtëpitë e tyre me flamuj ose çarçafë të bardhë dhe të vendosin shirita të bardhë rreth mëngëve kur të dalin nga shtëpia.

    Pas kësaj, më shumë se 3.000 civilë u vranë. Më shumë se 32.000 joserbë nga Prijedori u mbajtën ilegalisht në rreth 60 kampe përqendrimi, përfshirë në Omarska, Keraterm dhe Manjaça.

    Në atë qytet në veri të Bosnjës, në zonën e ish-minierës së Tomashicës, u gjet varri më i madh masiv që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Autoritetet e qytetit në Prijedor, në entitetin serb të Bosnjës që qeveriset nga Republika Sërpska, nuk lejojnë asnjë memorial në kujtim të qytetarëve të vrarë të Prijedorit.

    Më 7 korrik, ushtria serbe parakaloi nëpër Prijedor si pjesë e përkujtimit të Betejës së Kozarës të vitit 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Parada dhe përkujtimi u organizuan nga qeveria e Republikës Sërpska.

    Në paradë morën pjesë edhe zyrtarë të Republikës Sërpska dhe të Serbisë.

    Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, shfrytëzoi këtë ngjarje për ta shtyrë përpara përsëri synimin e tij për shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja “nëse Sarajeva, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, përpiqet t’ia marrë pronën e saj”.

    Ndër të tjera, ai përsëriti se Republika Sërpska nuk do të lejojë që Bosnja e Hercegovina t’i bashkohet NATO-s./REL

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat të dytë presidencial me Kamala Harrisin përpara zgjedhjeve të nëntorit, raporton BBC...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është raportuar se mbrëmjen e së mërkurës një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e sotëm drejtuar popullit do të shpjegojë se çfarë po ndodh në Kosovë, si dhe...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Lipjan është arrestuar një person pasi raportohet se te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me gaz...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.