×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji i ri për procedurat e ATK-së, Gërxhaliu: Diskriminues dhe vështirësues për ekzistencën e NVM-ve

    FrontOnline
    07 Korrik 2024

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko – privat gjeneron barriera për sektorin privat dhe forcon burokracinë institucionale në dëm të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social.

    “Ligji i ri për procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) po krijon sfida të reja dhe të mëdha për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në vendin tonë. Një ndër ndryshimet më të diskutueshme është obligimi për kryerjen e transaksioneve përmes bankës për shumën mbi 300 €. Kjo rregullore po krijon një barrë të rëndë financiare për kompanitë e vogla dhe të mesme, të cilat shpeshherë varen nga pagesat në dorë për të mbajtur aktivitetet e tyre të përditshme”, ka thënë Gërxhaliu.

    Sipas tij, me hyrjen në fuqi të këtij ligji NVM kanë hasur në vështirësi për të mbledhur pagesat e shitjeve në kohë.

    “Në të kaluarën, pagesat bëheshin në dorë në kohën reale të furnizimit të produkteve, ndërsa tani, çdo transaksion mbi 300 € duhet të kryhet përmes bankës. Ky ndryshim ka çuar në vonesa të shumta në ekzekutimin e pagesave nga klientët, duke zhytur shumë kompani në borxhe dhe duke krijuar një cikël negativ financiar. Ligji i ri gjithashtu përmban zgjatjen e afatit të vlerësimit tatimor retroaktiv nga 6 në 10 vite dhe zgjatjen e afatit të ruajtjes së librave nga 6 në 10 vite. Këto ndryshime përfaqësojnë një barrë të shtuar për bizneset, sidomos për NVM-të, të cilat tashmë përballen me 101 barriera në ushtrimin e veprimtarive të tyre. Kjo rritje e burokracisë dhe përgjegjësive administrative vetëm sa i komplikon më tej funksionimin e tyre ”, shtoi ai.

    Po ashtu ai ka treguar edhe për efektet negative të shkaktuara në Mjedisin Biznesor më sektorin privat në Kosovë.

    “Në një situatë ku sektori privat në Kosovë tashmë përballet me sfida të mëdha, këto ndryshime të ligjit janë si një goditje e dyfishtë. Nuk është çudi që shumë NVM po mendojnë të mbyllen ose të zhvendosen jashtë Kosovës, duke e bërë kështu mjedisin biznesor në vendin tonë edhe më të pafavorshëm për investitorët e huaj. Siç duket, në vend që të përmirësojmë mjedisin biznesor, po e bëjmë më të vështirë dhe të paqëndrueshëm Një nga arsyet kryesore për këto ndryshime të papërballueshme është mungesa e diskutimeve me sektorin privat gjatë hartimit të këtyre ligjeve. Këto vendime janë marrë nga kolltukët dhe zyrat e institucioneve, pa u dëgjuar zëri i atyre që preken direkt nga këto ndryshime – bizneset private”, tregoi ai.

    Megjithëkëtë, ish-kryetari ka folur edhe për Sektorin Privat Heronjtë e Pasluftës, duke thënë se me shumë sakrifica kanë ndihmuar në ndërtimin e një ekonomie funksionale dhe të qëndrueshme.“Sektori privat në Kosovë është boshti kurrizor i shtetësisë së vendit tonë. Ata janë heronjtë e pasluftës, të cilët me shumë sakrifica kanë ndihmuar në ndërtimin e një ekonomie funksionale dhe të qëndrueshme. Nëse dëshirojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën, duhet të krijojmë ligje që i mbështesin dhe i ndihmojnë këto biznese të zhvillohen dhe të përparojnë, jo t’i ngarkojmë me barriera të panevojshme dhe burokraci të tepruar. Tentativa për rritjen e burokracisë dhe qasja për barazi në varfëri duke dëmtuar sektorin privat e në veçanti atë prodhues është rreziku që po forcohet e në heshtje po zbatohet”, shprehet Gërxhaliu.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës janë bërë nëntë bastisje. Si rezultat i kësaj janë arrestuar disa persona...
    Lajme13 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave,...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Dje rreth orës 11:22, një person nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete shpërthyese. Policia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 30 copë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është...
    Lajme13 Shtator 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.