×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i këndshëm veror, me temperatura pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Parashihen vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra të freskëta. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu, ndërsa temperatura maksimale rreth 25 gradë celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen në disa zona duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Orëve të pasdites parashihen zhvillime të fuqishme por afatshkurtra konvektive sidomos në juglindje të Shqipërisë dhe disa zona në pjesët qendrore dhe lindore të Shqipërisë dhe në disa vende në perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera zhvillimet do të jenë shumë më të pakta dhe më të izoluara.

    Nga e Premtja stabilizim i atmosferës në tërë territoret tona. Për fundjavë fillon vala më e re e nxehtësisë verore. Na pret mot kryesisht stabil, me diell dhe i nxehtë veror. Nuk pritet nxehtësi ekstreme. Pasditen e së dieles mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar me bubullimë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kombinati metalurgjik Trepça nuk ka arritur deri më tash të prodhojë as gjysmën e produkteve të përshkruara në planin e tij të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtarja policore, Havë Blakaj. Sindikata i ka shprehur ngushëllimë familjes, miqve dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paalajmëruar se sot do të ketë reshje shiu me...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Qipro sot është nikoqire e Kosovës në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve. Selektori qipriot, Temur Ketsbaia i motivuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se dikur i kritikonin që investonin më shumë në komunat...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Divjakë. Sipas Policisë s së Shqipërisë, një 65-vjeçar ka rënë në kontakt...
    Vip09 Shtator 2024
    Këngëtari i njohur Robert Berisha kohe me parë ka bërë publike lidhjen e tij me vajzën nga Ulqini, Anën. Çifti këtë sezon...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar Institutin Albanologjik për hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Kurti iu ofroi mbështetjen e qeverisë,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se lojtarë që janë vizituar te mjekët popullorë gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.