×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Brien: Na është premtuar që Radoiçiq do të përballet me ligjin në Serbi

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po qëndron në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut.

    Gjatë këtij forumi, Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë si dhe do të ndajë përvojën e Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike. Në margjina të Forumit të Dubrovnikut, ministrja Gërvalla do të ketë edhe takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.

    Dubrovniku ka mbledhur në Forum diskutimi kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor.

    Pjesë e Forumit të Dubrovnikut është edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.

    O’Brien tha se Serbia ka premtuar se Milan Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë dhe se pret që Serbia të mbajë premtimin.

    “SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator [në Banjskë] duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zoti Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, tha O’Brien .

    Duke folur për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, O’Brien tha se në dy shtetet duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të forcës për zgjidhjen e çështjeve.

    “Mendoj se po ashtu duhet të jemi të qartë se përdorimi i forcës për të arritur te zgjidhja duhet të përjashtohet. Kjo përfshin pjesët më të ndjeshme të Bosnjë e Hercegovinës dhe në veri të Kosovës dhe mendoj se këtu aktorët relevantë shtetërorë kanë ndërmarrë qëndrime të forta se nuk mbështesin përdorimin e forcës në këto zona. Por, ne na duhet ta largojmë diskutimin për dhunën, dhunës shtetërore. Kjo do të na mundësonte që të përdorim mjetet që kemi në një mënyrë që ne mendojmë se do të ishte produktive”, tha O’Brien.

    Në panelin e njëjtë të diskutimit, e pranishme ishte edhe kryediplomatja Donika Gërvalla. Në lidhje me sulmin e Bajnskës, ajo përmendi që Milan Radojiçiq nuk është dënuar ende.

    “Derisa të gjithë duam të shohim të ardhmen, është e kaluara e Serbisë që s’na lë të ecim përpara dhe për këtë, për Bajnskën, për mungesën e dënimit të Radojiçiqit, apo të mbahet, do të doja t’i dëgjoja O’Brien apo Lajçakun, si e komentojnë këtë, sepse në Kosovë ne kemi thënë qartë çka është. Është akt i agresionit ndaj Kosovës dhe partnerët tanë – ShBA-ja e ka bërë, BE-ja ende – duhet ta emërtojnë ashtu siç duhet të emërtohet”, tha ajo.

    Pas kësaj deklarate, emisari evropian, Miroslav Lajçak tha se pozicioni i BE-së ka qenë shumë i qartë, që autorët e veprimeve kriminale më 24 shtator, por edhe 29 maj, duhet të mbahen përgjegjës.

    “Do të doja të thosha që pozicioni i BE-së është formalizuar dhe ka qenë shumë i qartë, autorët e veprimeve kriminale më 24 shtator, por edhe më 29 maj, duhet të mbahen përgjegjës. Nuk ka imunitet për ata, dhe BE-ja e ka ripërsëritur këtë pozicion dhe në takime bilaterale”,  tha ai, transmeton Nacionale.

    Lajçak tutje përsëriti se po harxhohet kohë duke folur për gjëra që nuk janë relevante, duke theksuar se “po bëhet pak për implementimin e marrëveshjes”.

    “Marrëveshja që arritëm në shkurt dhe mars të vitit të kaluar, në Bruksel e Ohër, është marrëveshje ligjërisht e obligueshme. Kjo u është bërë me dije palëve, dhe janë pajtuar për këtë në Ohër. Është bërë në linjë me Konventën e Vjenës, që thotë se marrëveshjet mund të formalizohen përmes nënshkrimit, ose nëse pajtohen palët, në këtë rast, u arrit me deklaratën e përfaqësuesit të Lartë, Borrell. BE-ja ka thënë disa herë që marrëveshja është ligjërisht e obligueshme. Dispozitat e marrëveshjes janë bërë pjesë e kapitullit 35 të Serbisë, kështu që ka të bëjë edhe me marrëdhëniet formale mes Serbisë dhe BE-së”, tha ai.

    “Ky lidership i Serbisë s’e ka distancuar veten nga e kaluara e atyre dhe e lejojnë rajonin që kjo e kaluar ta definojë të tashmen. Vuçiq, zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Brendshme kanë qenë pjesë e aktive si ministra e zëdhënës të Milosheviqit në të kaluarën. Është e kaluara e Serbisë që nuk na lejon të ecim përpara”, tha Gërvalla.

    Ky Forum po mbahet me ftesë të kryediplomatit kroat në Dubrovnik./RTK

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka përsëritur qëndrimin kundër Planit Zhvillimor të Kryeqytetit, teksa kryetarin Përparim Rama e kanë quajtur si “turpin e...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan me rastin...
    Artikull i Sponsoruar04 Korrik 2024
    E kuptojmë sa të frustruar mund të jeni, çdo ditë çmimet janë duke u rritur, por ja disa lajme për t'ju bërë...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë për "Front Online" se për herë të parë në histori ndodhë që raportet SHBA-Kosovë të...
    Lajme04 Korrik 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe...
    Lajme04 Korrik 2024
    Një person ka humbur jetën derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte rrëzuar nga një objekt në...
    Lajme04 Korrik 2024
    Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ortakja e saj. Bëhet e ditur se viktima ka...
    Sport04 Korrik 2024
    Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka folur për 20min para ndeshjes ndaj Anglisë në Euro 2024. Futbollisti shqiptar gjatë kësaj...
    Lajme04 Korrik 2024
    Deputet i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline, thotë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, janë ndërtuar me mund dhe gjak, dhe se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.