×
  • Lajme
  • Lajme

    Borell pret që BE-ja të heq sanksionet ndaj Kosovës: Nuk dua të dorëzohem

    FrontOnline
    25 Qershor 2024

    Është publikuar agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel që mbahet të mërkurën. BE-ja njoftoi se fillimisht Borrell e Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15, që do të pasohet me takim trepalësh. Ndërkohë sot në orët e pasditës, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell mbajti konferencë për media. Përveç të tjerave, ai foli edhe lidhur me takimin Kurti-Vuçiq.

    Ai theksoi se problem mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

    “Unë vazhdoj të përpiqem që në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrihet një zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. E kemi marrëveshjen e Ohrit. Problemi është se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër dhe mendoj se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi, veçanërisht në një kohë kur vendet anëtare po diskutojnë propozimin tim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës”, ka deklaruar Borell.

    Tutje ai ka thënë se pret që këto sanksione të largohen.

    “Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im”./RTK

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri...
    Lajme17 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të përurohet Fontana e Rinovuar e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Përurimi do të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare. Në ora 08:30 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka pritshmëri të rritjes së të hyrave ekonomike sivjet, krahasuar me vitin e kaluar. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova nuk është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo...
    Lajme16 Shtator 2024
    Ka filluar punimet edicioni i shtatë i Konferencës së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW 2024 - Kosovo Sustainable Development...
    Sport16 Shtator 2024
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dalë në mbrojtje të Vinicius Junior pas debatit që u shkaktua pas festimit që bëri...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16 persona,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konvenon që të zbatojë tani për tani Marrëveshjen e Ohrit. Kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.