×
  • Lajme
  • Lajme

    Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s

    FrontOnline
    27 Maj 2024

    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar, ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.

    Sa i përket avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, koloneli shqiptar në Estoni, Çlirim Toci, e quan si një nga lajmet më të mira që Kosova e ka marrë.

    “Marrja e statusit të asociiuar në Asamblenë Parlamentare është një nga lajmet më të mira që Kosova ka marrë që nga shpallja e pavarësisë,” ka thënë Toci.

    Sipas Tocit, rruga e anëtarësimit në Parlamentin e NATO-s dhe drejt organizatave dhe strukturave të tjera të NATO-s janë dy rrugë të cilat shkojnë paralel, por ato ndahen dhe ndërthuren.

    “Antarësimi i sotëm është një vendimmarrje ose proces politik që i jep një zë më shumë Kosovës ose politikbërësve në Kosovë që të marrin pjesë në forume të mëdha që organizohen nga NATO dhe diskutojnë për çështje të sigurisë së mbrotjes,” deklaroi Toci.

    Nëse diskutohet për antarësimin në NATO, koloneli tha se hapi tjetër duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe.

    “Është një rrugë tjetër që njëfarë mënyre duket rrugë e gjatë, por për Kosovën nuk është e pamundur, hapi tjetër duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në partneritetin për paqe, partneriteti për paqe që është një iniciativë që ka filluar që në vitin 1994 do t’i mundësonte Kosovës të kalonte në atë që quhej paradhoma e anëtarësimit në NATO dhe do t’i mundësonte asaj jo vetëm të përfitonte nga të drejta e studimeve, por të përfitonte edhe nga ekspertiza e ndërtimit të një force efektive të aftë për të vepruar dhe koordinuar jo vetëm për çështje më të sigurisë brenda vendit por edhe në bashkëveprim me vende tjera.”

    Sa i përket situtatës së sigurisë, sipas Tocit, situata është pak dinamike jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon, duke mos e lënë në njërën anë vetëm zhvillimin në Kosovë, por duke e shikuar edhe situatën në Bosnjë e Hercegovinë.

    Bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe të tjera është njëra nga bashkëpunimet shumë të rëndësishme sipas kolonelit.

    “Gjermania është një nga vendet më të zhvilluara dhe ka një ushtri të konsoliduar dhe një zë shumë i dëgjuar në Aleancën e NATO-s, unë mendoj që anëtarësimi në këtë strukturë që ndodhi sot do të jepte një sinjal shumë të rëndësishëm jo vetëm brenda Kosovës por edhe kundërta, disa aktorëve në rajon siç është Serbia që njihet si një vend destabilizues dhe kërcënues për sigurinë dhe stabilitetin në rajon,” ka thënë Toci në RTV Dukagjini.

    Teksa Serbinë e quan si një ndër zërat më të fuqishëm të Rusisë, që sipas tij, shteti rus po e përdor atë dhe do të vazhdojë ta përdorë për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.

    “Por, Serbia dihet që është një nga zërat e fuqishëm të Rusisë, Rusia e përdor Serbinë dhe do të vazhdojë ta përdorë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne e kemi përmendur që mënyrat që do të përdorë Rusia në bashkëpunim me Serbinë do të jetë jovendosja e trupave në teren, por duke përdorur format hibride si elementet politike, fenë, organizata dhe forma të tjera në forma ndihme që Rusia dhe Serbia vazhdojnë të ndihmojnë element destabilizues jo vetëm në veri, por edhe në rajon e më gjerë e në Bosje e Hercegovinë,” përfundoi Toci.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.