×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi mori pjesë në takimin ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes.

    Pas takimeve të fundit të zhvilluara në Tiranë në fund të muajit shkurt, ai i sotmi u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të ministrive që mbulojnë fushat e integrimit evropian dhe të financave e ekonomisë, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

    Përgjatë tryezave të diskutimit dhe sesionet e zhvilluara në kuadër të ngjarjes së sotme, bisedat u fokusuan rreth prioriteteve të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. U theksuan veçanërisht aksesi në Single Euro Payment Area (SEPA), fuqizimi i shkëmbimeve tregtare dhe përmirësimi i infrastrukturës, si dhe avancimi në fushat e teknologjisë, digjitalizimit e inovacionit.

    “Në adresimet e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i vlerësoi ato si nisma të mirëpritura, e ku vendi ynë po angazhohet intensivisht. Më tej, ai theksoi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe të bashkëpunimit rajonal, kontributin dhe punën e bërë nga ekipi ynë në këtë proces, si dhe nënvizoi veçanërisht përkushtimin për përfundimin e agjendës së reformave, finalizimin sipas planit rajonal që është në muajin e ardhshëm e përfundimin e ligjeve të nevojshme për aderim në SEPA. Në përfundim, zëvendëskryeministri shtoi se Republika e Kosovës është e gatshme që në të ardhmen e afërt, organizime të tilla si ngjarja e sotme, të zhvillohen edhe në vendin tonë”, thuhet në njoftim për medie.

     

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Të tjera
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Siç njoftoi Zyra e...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.