×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duan vetëm t’i tregojnë muskujt”, Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt teksa kryejnë stërvitje ushtarake përreth kufirit me Kosovën.

    Në RTV Dukagjini, Rashiq shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë sulm të radhës sikurse sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

    “Çdo diplomat, çdo vizitë që ka bërë Vuçiqi në kohën e fundit pas Banjskës tregojnë të njëjtën, duhet të ballafaqohen me ata që e kanë bërë këtë veprim dhe ai për çdo herë ka heshtur. Këtu janë dy elemente, ose e mbron me plotfuqi ose ky personi ka diçka kaq kompromentuese…Besoj thellësisht që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kjo që po organizon Vuçiq është vetëm për tregim të muskujve, për planin publik atje në Serbi. Ato manipulimet që i prezanton sikur e ka një iniciativë po bën diçka për mbrojtjen e serbëve”, u shpreh ai.

    Sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ministri Rashiq potencon se nuk sheh ndonjë veçanti.

    “Nuk e shoh ndonjë veçanti sa i përket atij mekanizmi, e shoh një Asociacion – mini asociacion të komunave… benefiti mund të jetë për një organizim të përbashkët… Nuk mund të jetë si një organ, institucion i cili është sikur ishull në Kosovë dhe ata e jetojnë jetën e vet, vendosin vet, nuk do të jetë një gjë e tillë”, shtoi ai.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, në një konferencë për media, tregoi se për çka kanë folur me presidenten e Kosovës Vjosa...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen...
    Të tjera
    Kronika19 Maj 2024
    Një shtetas sirian raportohet të jetë arratisur. Rasti ka ndodhur në Qendrën e mbajtjes së Azilantëve në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi sipas mendimit të tij, e meritoi fitoren ndaj Oleksandr Usyk. “Besoj se e fitova atë...
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.