×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Për herë të parë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, të njohur si PET/CT.

    Shërbimet me këtë aparaturë nuk janë ofruar kurrë në QKUK, por në institucione private ose jashtë shtetit – gjë që u ka kushtuar pacientëve me mijëra euro.

    Situata në dëm të tyre, megjithatë, do të mund të vazhdojë edhe për ca kohë, përkundër sigurimit të PET/CT-së.

    Kjo, pasi objekti ku është vendosur aparatura, duhet të marrë leje të veçantë, stafi duhet të trajnohet dhe materiali shpenzues duhet të sigurohet.

    Si është siguruar PET/CT-ja?

    PET/CT-ja, në vlerë prej 1.5 milion eurosh, është siguruar si donacion, përmes angazhimit të Fondacionit Jahjaga – një organizatë joqeveritare e udhëhequr nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Aparatura ka arritur në QKUK qysh më 14 shkurt, por nuk është funksionalizuar ende.

    “Besojmë se tani janë në fund të punëve finale, për ta funksionalizuar atë”, thanë shkurtimisht nga Fondacioni Jahjaga për Radion Evropa e Lirë.

    Aparatura është vendosur në një objekt të Shërbimit të Mjekësisë Nukleare brenda QKUK-së.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, drejtori i këtij shërbimi, Faik Spahiu, numëron disa arsye përse ajo nuk është futur në funksion:

    “Objekti është në renovim, por në përfundim e sipër. Trajnimet për teknikë dhe mjekë janë duke u mbajtur ende, ndërsa disa do t’i kemi edhe jashtë shtetit”.

    Spahiu, po ashtu, thotë se objekti ku është vendosur PET/CT-ja, duhet të licencohet nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

    Ai thotë se kjo procedurë nuk do të marrë shumë kohë, por nuk specifikon më shumë.

    Një tjetër sfidë që përmend, është edhe sigurimi i materialit shpenzues, që duhet të kalojë përmes tenderit.

    “Besoj se këtë javë do të dalë tenderi nga QKUK-ja, pasi nuk ka pasur ndonjë planifikim për materiale… dhe duhet të kalohen ato procedurat e prokurimit”, thotë Spahiu, duke u shprehur optimist se gjërat do të shkojnë mirë.

    “Nuk do të kemi asnjë problem me leximin e rezultateve të dala nga ekzaminimet me PET/CT”, thotë ai.

    Përse është i rëndësishëm PET/CT?

    Sipas Klinikës Mayo në SHBA, skanimi me PET/CT është një mënyrë efektive për zbulimin e disa sëmundjeve, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e trurit.

    Për kryerjen e procedurës me të merret një ilaç radioaktiv, që tregon aktivitetin metabolik tipik dhe atipik te pacientët.

    Profesori Ramë Miftari, specialist i mjekësisë nukleare në Kosovë, thotë se PET/CT-ja “ofron një metodë diagnostikimi superiore ndaj metodave aktuale që janë në shfrytëzim”.

    “Ajo e pasqyron funksionimin e të gjitha sistemeve në trupin e njeriut”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

    Duke marrë si shembull problemet neurologjike, Miftari thotë se me PET/CT “mund të zbulohen edhe demenca, alzheimeri, parkinsoni dhe vatrat epileptike, që është shumë më e vështirë të zbulohen me metoda të tjera diagnostikuese”./REL

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.