×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik të Prishtinës.

    Në një reagim publik, IAP thotë se shqetësime të tilla janë shprehur edhe më herët nga studentët në takime e në aktivitete promovimi të të drejtave të njeriut me Institucionin e Avokatit të Popullit.

    “Ngacmimet seksuale nuk duhet të tolerohen, kërkohet reagim institucional, kërkohet po ashtu debat i hapur publik për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, sidomos të vajzave e të grave që rastet e tilla t’i raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Kjo çështje kërkon masa efikase në reagim për të rritur besimin në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, me qëllim që kjo dukuri në asnjë rast të mos mbetet pa u ndëshkuar”, thuhet në këtë reagim.

    27 studente të Fakultetit të Mjekësisë së UP-së kanë denoncuar profesorin e matematikës në UP, Xhevat Krasniqin, për ngacmim seksual.

    Këshilli i Etikës i UP-së, pas intervistimit të profesorit dhe marrjes në pyetje të studenteve akuzuese, i ka rekomanduar Rektoratit të UP-së që ta pezullojë nga puna të njëjtin.

    E Rektorati e aprovoi këtë rekomandim, duke e pezulluar profesorin Xhevat Krasniqi.

    Avokati i Popullit thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se secili person e ka të drejtën e respektimit të integritetit fizik të tij/saj, si një prej të drejtave më të rëndësishme personale të njeriut, e cila ngërthen në vete detyrimet pozitive për shtetin për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për ta mbrojtur pacenueshmërinë e tij/saj.

    “Është detyrë jona të ndërhyjmë dhe t’i mbrojmë viktimat e ngacmimit seksual duke u ofruar mbështetje dhe duke i njoftuar autoritetet përkatëse kompetente për këto sjellje të papërshtatshme, të cilat ushtrohet nga personat e caktuar me qëllim të përfitimit seksual, të cilët krijojnë ndjesinë e të qenët i pafuqishëm përballë tij/saj”, ka thënë ndër të tjera IAP.

    Në fund, Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e përshtatshme për parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë efektive dhe me urgjencë.

    Prokuroria ka njoftuar se ka hapur rast për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj profesorit Krasniqi.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas një “dokumenti” të publikuar në një ueb-faqe të quajtur “gazetapacenzure”, e në të cilin...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese....
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë sot homazhe te varri i ish-deputetit të partisë së tij, Agim Kikaj. Bashkë me Hotin...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të...
    Lajme18 Maj 2024
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se letra e shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dërguar në KiE është një manovër...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë për Ekonomia Online se nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që...
    Lajme18 Maj 2024
    19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe ish-zëvendës i kryeministrit Albin Kurti, Haki Abazi, për FrontOnline thotë se ministrja Donika Gërvalla...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.