×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali Ulutash pas vizitës në selinë e NATO-s: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s.

    Siç ka njoftuar vetë ai, takime ka zhvilluar me zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë të NATO-s, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, dhe me ambasadorë nga të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa në misionin tonë të KFOR-it.

    Ai thotë t’i kenë informuar ata me trendet më të fundit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mbi prioritetet e KFOR-it në javët dhe muajt në vijim.

    Nga kjo vizitë, ai thotë të ketë marrë tri mesazhe kryesore “të cilat i dëgjova me zë të lartë dhe të qartë në të gjitha takimet që i mbajta”.

    Mesazhi i parë, sipas Ulutash, ishte që aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    I dyti, sipas tij, ishte që KFOR-i është misioni më i gjatë dhe tani më i madh i NATO-s dhe përfaqëson një demonstrim konkret dhe të prekshëm të përkushtimit të palëkundur të NATO-s për stabilitetin rajonal.

    “Ne do të sigurohemi që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i pozicionuar mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit”, deklaroi gjenerali Ulutash.

    Ndërsa, mesazhi i tretë që ai thotë të ketë marrë nga takimet e zhvilluara në selinë e NATO-s ka qenë rreth zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

    Komandanti i KFOR-it thotë se zgjidhja e vetme mes dy vendeve është ajo politike.

    “Së treti, mund të ketë vetëm zgjidhje politike për situatën aktuale. Një që njeh dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë aspekt, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Dhe KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij mbështetës”.

    “Një zgjidhje e qëndrueshme politike varet – në fund të fundit – nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim. Kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, për një të ardhme më të mirë për gjeneratat që do të vijnë, dhe për stabilitetin rajonal”, deklaroi në një video-mesazh, komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Siç njoftoi Zyra e...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Të tjera
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Rruga Klinë-Gjakovë është hapur për qarkullim të automjeteve. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rruga...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë. Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të...
    Sport18 Maj 2024
    Me 12 duele interesante është mbyllur dita e parë e garave në turneun dyditor “Lah Nimani”. Në Pallatin e Rinisë dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.