×
  • Vip
  • Vip

    Freedom House përmend edhe Edona James si banore e Big Brother: Solli ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Freedom House publikoi raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapopublikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar si regjim tranzicional ose hibrid.

    Në këtë raport, Freedom House për çështjen e Komunitetit të LGBT+ në Kosovë ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Edona James në Big Brother VIP Kosova II.

    Në raport thuhet që Edona James ka marrë “mbështetje të konsiderueshme”, si dhe ka theksuar se “është shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut” për këtë komunitet.

    Ndryshe, Edona James ka qenë njëra nga katër finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova II. Dhe se ajo ka qenë e komentuar dhe “mjaft e pëlqyer” nga publiku.

    Ndërsa edhe për Paradën e Krenarisë, Raporti i FH-së thekson se “u mbajt në qershor 2023 pa incidente për të gjashtin vit radhazi të ngjarjes, duke reflektuar dukshmërinë në rritje të komunitetit LGBT+, pjesërisht e lehtësuar nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC)”.

    “Veçanërisht, politikanë të nivelit të lartë morën pjesë në paradë, duke demonstruar mbështetjen e tyre për kauzën”, thuhet në Raport.

    Pavarësisht këtyre dy ngjarjeve që kanë karakterizuar Kosovën gjatë vitit 2023, Raporti i Freedom House thotë se “pavarësisht këtyre përparimeve, emancipimi i plotë nuk është arritur”.

    Dhe njëra nga arsyet që pse “emancipimi i plotë nuk është arritur”, sipas Raportit të FH-së Kosova është ballafaquar debatin e vazhdueshëm për Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.

    “Për shembull, aktivistët mbeten të pakënaqur me dështimin e ligjvënësve, veçanërisht atyre që i përkasin shumicës së Vetëvendosjes, për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave. Një tjetër debat i vazhdueshëm që nga viti 2023 përfshin qasjen në fertilizimin in vitro dhe procedurat e tjera të fertilitetit për të gjitha gratë, duke përfshirë gratë beqare dhe ato në marrëdhënie të të njëjtit seks; një projektligj për shëndetin riprodhues që garanton qasje në trajtime u diskutua katër herë në Kuvend përpara se të merrte leximin e parë në tetor 2023, dhe ende nuk ishte miratuar deri në fund të vitit”, thuhet në raportin e Freedom House. /Dukagjini

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Vip19 Maj 2024
    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të garës, ku pas një votimi të...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.