×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Raketë që nuk është parë ndonjëherë”, zbulohet pajisja me të cilën Izraeli goditi Iranin

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj për të mos përshkallëzuar tensionet, Izraeli e realizoi kërcënimin e tij.

    Fundjavën e kaluar, Teherani u sulmua nga ushtria izraelite, megjithëse nuk u raportuan të vdekur apo të lënduar. Në sulmin e kufizuar kundër objektivave në Iran, inteligjenca amerikane konfirmoi se një raketë “e fshehtë dhe e që nuk ishte parë ndonjëherë” goditi territorin iranian. Kjo raketë njihet si ROCKS.

    Ofensiva e Izraelit kundër Iranit, sipas gazetës Jerusalem Post, duhet të “interpretohet si një paralajmërim për Teheranin për aftësitë sulmuese izraelite dhe si një shenjë se Izraeli nuk po kërkon një luftë rajonale”.

    Objektivi i këtij sulmi ishte sistemi i mbrojtjes ajrore iraniane S-300, sistemi më i avancuar kundërajror i forcave iraniane dhe një sistem radar që u shkatërrua nga raketat balistike të lëshuara nga jashtë hapësirës ajrore iraniane. Po kështu, disa raporte ndërkombëtare sugjeruan se raketat mund të ishin lëshuar nga Iraku.

    Sipas mediave të ndryshme lokale, ajo që u përdor mund të jetë një raketë e re ajër-tokë me rreze të gjatë e projektuar për të shkatërruar objektivat në zona nëntokësore shumë të mbrojtura.

    Duhet të theksohet se raketa e re pajiset me një kokë lufte depërtuese të aftë për të shkatërruar objektiva të caktuara në sipërfaqe ose thellë nën tokë në zonat e mbrojtura shumë mirë. Mund të përdoret kundër objektivave të palëvizshëm apo të lëvizshëm, madje edhe në zona ku armiku përdor kundërmasa kundër sistemeve GPS.

    ROCKS përdor GPS-në e tij për navigim, ndërsa gjurmimi i objektivit kryhet duke përdorur algoritmet e tij, të cilat sigurojnë goditjen e objektivave me saktësi të madhe, duke kapërcyer bllokimin GPS.

    Kjo raketë lëshohet nga një distancë e konsiderueshme, duke kryer një trajektore me shpejtësi të lartë drejt objektivit, duke reduktuar ekspozimin e avionëve dhe duke përmirësuar shanset për të goditur me sukses objektivat./a2cnn/

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.