×
  • Lajme
  • Lajme

    PE-ja miratoi liberalizimin për serbët e Kosovës, Mustafa: Inkurajon ekzistencën dhe veprimin e trupave ilage në Sebi

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta serbe me vendbanime të Kosovës t’iu liberalizohen vizat.

    Mustafa, që ishte edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë në të kaluarën, tha se vendimi i PE-së, inkurajon ekzistencën dhe veprimin e trupave ilegale në Serbi, që sipas tij, janë një reminishencë e regjimit të Millosheviqit.

    “Sot u publikua lajmi se edhe qytetarët serbë nga Kosova që disponojnë pasaportë të lëshuar nga e ashtuquajtura “Drejtoria Koordinuese Serbe”, do të mund të përdorin ato dokumente për të gëzuar liberalizimin e vizave. Kjo drejtori është një institucion fantom dhe ilegal, në fakt reminishencë e regjimit të aparteidit që kishte imponuar Millosheviqi në Kosovë në vitet 90’ të shekullit të kaluar”.

    “Pas çlirimit të Kosovës, strukturat e tij të instaluara me dhunë dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të ish-Jugosllavisë, u tërhoqën brenda Serbisë për të vazhduar aktivitetin e tyre ilegal dhe për të sabotuar e kundërshtuar ndryshimin dhe normalizimin e gjendjes në Kosovë”.

    “Prandaj, arsyetimi që u dëgjua gjatë trajtimit të kësaj çështje nga referuesi z. Matjazh Nemec se ‘Kjo siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë të njëjtin regjim vizash për udhëtimet në BE, dhe si i tillë është i rëndësishëm për të parandaluar diskriminimin ndaj këtyre qytetarëve’ është sa absurd po aq manipulativ”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, ai tha se dihet që serbët të cilët kanë dyshtetësi dhe pasaporta të lëshuara nga organet ilegale të Serbisë, ose ata që kanë pasaporta të lëshuara, pa asnjë problem e diskriminim nga institucionet kompetente në Kosovë, kanë gëzuar si gjithë të tjerët liberalizimin e viazve.

    “Andaj nuk është e qartë se ku z. Nemec e gjen këtë diskriminim. Një vendim i tillë në Parlamentin Evropian ka mundur të kalojë vetëm duke i manipuluar faktet për të legalizuar dokumente të një institucioni fantom që vepron për të destabilizuar situatën në Kosove dhe përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe në esencë për të penguar integrimin e komunitetit serb në Kosovë”.

    “Mbetet për të shpresuar se instanca e fundit për aprovim të këtij vendimi – Këshilli Evropian – do të korrigjojë këtë lëshim”, shkroi ai.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se letra e shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dërguar në KiE është një manovër...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë për Ekonomia Online se nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që...
    Lajme18 Maj 2024
    19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, gjatë ditës së djeshme ‘’guxoj’’ të dërgonte një letër tek Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit...
    Lajme18 Maj 2024
    Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka...
    Lajme18 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq i cili fitoi edhe një mandat tjetër. Me anë të një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.