×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti për punimet e rrugës Kijevë-Dollc: Po e realizojmë me 90 milion euro apo 150 milion më pak

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

    Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukrurës, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi.

    Me këtë rast, Kurti deklaroi se kostoja e zgjerimit të rrugës për 11 kilometra është rreth 21 milionë euro.

    “Gati 11 kilometra, për ma pak se 21 milionë euro, po i inaugurojmë sot. Unë e falënderoj shumë ministrin Aliu dhe zëvendësin e tij Durimishi, si dhe kompaninë që po i bën këto punë e gjithashtu edhe kompanisë që po i mbikëqyr këto punime”, deklaroi Kurti.

    I pari i Qeverisë shtoi se është arritur që të shpëtohet 150 milionë euro në këtë projekt.

    “Duhet ta mbajmë mend atë që e tha zëvendësminstri Durimishi. Nga 240 milionë euro sa ka pasur të kushtojë kjo rrugë, do të kushtojë 90 milionë euro. Pra, 150 milionë euro do të zhdukeshin nga buxheti pa nevojë, do të përfundonin në xhepa privat. Mirëpo tash nuk mbuxhen xhepat privat, mbushet arka e shtetit dhe ka shumë planifikim e përgatitje. Çka kanë bërë ata më herët? Ata fillonin punimet dhe pastaj prona e pa shpronësuar u dilte në rrugë dhe shkonin në stratosferë çmimet e tokave, por kjo nuk bëhej pa paramendim për përfitimet vetjake. Nga 240 milionë euro nga 90 milionë euro, a e dini çka do të thotë kjo?”, tha Kurti.

    Kompanitë fituese janë përzgjedhur nga Ministria para gati 1 muaji.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Italia është përfshirë prej disa ditësh nga moti i keq. Milano u përball ditën e enjte me reshje të dendura që shkaktuan...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuara ka vizituar kontingjentin e Forcës së Sigurisë të angazhuar në operacionin...
    Vip17 Maj 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesionin e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.