×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX: Jemi të shqetësuar nga ndalimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, ende po mbahet në burg në Serbi.

    Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano është zyrtari i radhës që ka reaguar ndaj këtij ndalimi.

    Ai ka thënë se EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Jankoviqit.

    “EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq në Serbi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit gjatë gjithë procesit”.

    Një ditë më parë autoritetet e Kosovës njoftuan se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi, përfshirë zëvendësdrejtorin Jankoviç. Pesë nga ta ishin liruar ditën e mërkurë ndërsa katër pjesëtarë të tjerë sipas autoriteteve janë liruar të enjten.

    Kryeministri Albin Kurti tha se veprimi i Serbisë është akt i ultë hakmarrjeje ndaj suksesit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe shkelje e të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë.

    Presidentja Vjosa Osmani e cila mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj të policisë së Kosovës, u bëri thirrje aleatëve ndërkombëtare që të rrisin përpjekjet kundër veprimeve të tilla.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se Jankoviqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh nga autoritetet serbe, nën akuzat për “prishje të rendit kushtetues”, ndërsa theksoi se ngjarjet e djeshme janë precedentë të rrezikshëm dhe paraqesin kërcënim për sigurinë në rajon.

    Kryetarja e parlamentit serb, Ana Bërnabiç, tha të enjten se ndalimet janë pjesë e veprimeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier shprehu shqetësimin për ndalimin e zotit Jankoviq në Serbi.

    “Jankoviq është i njohur mirë nga ambasada amerikane dhe të tjerë. Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë së tyre”, tha ambasadori Hovenier.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde shkoi në rrjetet sociale se ndalimi i zyrtarëve të Kosovës të zbatimit të ligjit, përfshirë serbët, nga autoritetet e Serbisë është i papranueshëm dhe sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat i Bashkimit Evropian./Telegrafi/

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë...
    Lajme15 Maj 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi nëse Kosova e humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës e ka cilësuar si humbje...
    Kronika15 Maj 2024
    Me datën 11.05.2024 rreth orës 17:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” në...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2024
    Arton Demhasaj, njohës i çështjeve politike në një prononcim për Front Online ka folur për mundësinë e fundit për anëtarësimin e Kosovës...
    Vip15 Maj 2024
    Në ditën e Shën Valentinin Efi Dhedhes dhe Flor Mumajesi trazuan jo pak rrjetin kur vendosën të postonin një foto duke u...
    Lajme15 Maj 2024
    Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e AKR-së, tha se Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes...
    Vip15 Maj 2024
    Modelja dhe ish-banorja e BBVK, Juliana Nura, po sigurohet që ta mbajë vijën e trupit duke bërë aktivitete të ndryshme fizike. Së...
    Sport15 Maj 2024
    UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico. Biden plagosjen e kryeministrit e ka quajtur akt të tmerrshëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.