×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se Serbia u hakmor kundër qytetarëve të Kosovës, duke i keqtrajtuar nëpër pikat kufitare veçse deshën ta përdorin territorin serb si tranzit.

    Kurti, duke ua zbuluar emrat, tha se ende pesë policë të Kosovës janë duke u mbajtur nga Serbia.

    “Serbia ndaloi në kufi përmbi 20 orë qindra qytetarë të vendit tonë, të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si destinim, por si tranzit për t’u kthyer apo për të shkuar në vendet e BE-së. Në mesin e të arrestuarve e të ndaluarve ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga radhët e komunitetit joshumicë serb në Kosovë. sipas informacioneve që kemi, ai është dërguar në Rashkë. Nga e kaluara e dimë që në rast të dërgimit atje, ata që ndalohen intervistohet nga akterë të ndryshëm të shtetit të Serbisë. Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, serbë dhe shqiptarë, që janë ndaluar në pikëkalimet kufitare në Merdarë, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Pesë nga ta janë liruar, ndërkaq pesë ndodhën akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Jankoviq. Por aty janë edhe Sinisha Miliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi”.

    Ai tha se veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes për suksesin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE. Ndërkaq, Kurti tha se keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës është po ashtu akt i rëndë i shkeljes së të drejtave të njeriut, lëvizjes së mirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë.

    “Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelë një grumbull marrëveshjes, përfshirë atë të korrikut 2011 për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022 për lëvizje të lirë me karta identiteti mes vendeve të BP dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të 2023-ës në Bruksel për normalizim marrëdhënies e për fqinjësi të mirë”.

    Kryeministri Kurti tha se keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës “na e risolli kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviqit, duke në rikujtuar kështu që ajo që ngelet e njëjta ngaqë udhëhiqet nga një ish-vartës i tij”.

    Kurti tha se qëllimi i Serbisë me ndalimin e qytetarëve të Kosovës ishte ngritja e tensioneve.

    “Për më tepër është menduar edhe si akt me qëllim eskalimin e tensioneve. Kjo sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti, paqja dhe qetësia në rajon e sidomos në Kosovë”.

    Ai tha se Serbia është në kërkim të vazhdueshëm të konflikteve herë në Kosovë, herë në Bosnjë e herë në Mal të Zi, e herë në të tri këto shtete bashkë.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.