×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Serbia po e provokon Kosovën vazhdimisht, ndalimi i kosovarëve mund të ndodh sërish- janë të rrezikuar

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala pas votimit të procesit për anëtarësimit të Kosovës në KiE thotë se Serbia është duke organizuar një plan.

    Shala thotë për Front Online se ndalimi i qytetarëve kosovar në kufirin Kroaci-Serbi mund të përsëritët sërish.

    Ai tha se shteti serb po e provokon Kosovën në çdo mënyrë.

    Shala ka kërkuar nga qytetarët t’i evitojnë kufirin e Serbisë se mund të paraqesin rrezik për ta.

    “Kjo është në vazen e veprimeve që ndahen në dy veprime, njëra është veprim politik që është mesazh përçues i qartë të veprimeve dhe vendimeve që ndodhën mbrëmë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndërsa në aspektin e sigurisë, Serbia ka një planë që nuk i është i ditur për elementet. Qytetarët duhet të kenë të qartë që t’i shmangin kufirit me Serbinë që mos të vihen në rrezik nga strukturat atje. Këto situata mund të përsëritën sërish dhe mund t’i ndalë më ditë të tëra qytetarët vetëm për të provokuar dhe për të nxitur konfliktet”, deklaroi Shala për Front Online.

    Pas ndalimit te qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes të së martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Kurti e ka cilësuar ndalimin e kosovarëve si hakmarrje të Serbisë për votimin në Këshillin e Evropës.

    “Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar kryeministri Kurti.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka njoftuar emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me bllokimin e qindra kosovarëve në kufirin Kroaci-Serbi.

    Bislimi thotë se kjo është përgjigja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE-së.

    Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar për ndalimin e autobusëve, duke thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lire./FrontOnline

    Ish-drejtori i Policisë: Ndalimi i mërgimtarëve në Serbi reagim i dëshpërimit pas anëtarësimit, lajmërim për tensione të reja

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike. Rama ka...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk e kanë futur në...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të buxhetit nga Ministria e Arsimit...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët republikanë, Warren Davidson nga Ohio, gjegjësisht Chris Smith nga New Jersey, kanë qenë...
    Lajme17 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që po mbahen në Izmir të Turqisë. Ata njoftuan se...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se ka krisje të raporteve në mes të Qeverisë...
    Lajme17 Maj 2024
    Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin Enver Sekiraqën e ka kthyer nën masën e paraburgimit lidhur me rastin e...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës t’i përgjigjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.