×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Policisë: Ndalimi i mërgimtarëve në Serbi reagim i dëshpërimit pas anëtarësimit, lajmërim për tensione të reja

    Aulona Konjuhi
    17 Prill 2024

    Qytetarë të shumtë të Kosovës janë ndaluar sot në pikën kufitare Kroaci-Serbi të cilët kishin marrë rrugën për në vendin e tyre.

    Front Online ka raportuar që nga mëngjesi për ndalimin e qytetarëve.

    Pas ndalimit me reagim kanë dalë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme duke kërkuar që qytetarët t’i evitojnë me çdo kusht kalimin në Serbi.

    Mbas shumë orëve pritje, nga njëra kompani e autobusëve për Front Online kanë bërë të ditur se tashmë autobusët me mërgimtarë janë liruar.

    Krejt kjo situatë e krijuar në kufirin Kroaci-Serbi nga ish-drejtori i Policisë dhe njohës të sigurisë ka ardhur pas votimit të procesit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ku Serbia pati lobuar kundër kësaj.

    Rashit Qalaj, ish-drejtori i Policisë thotë për Front Online se kjo qasje e Serbisë do ta dëmtojë dialogun.

    Sipas tij, ky është reagim i dëshpërimit të shtetit serb pasi u votua Kosova në Asamblenë Perëndimore.

    “Ky vendim i Serbisë ka të bëjë me votimin që është bërë mbrëmë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, kjo nuk i shërben as dialogut në Bruksel e as përmirësimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është një reagim i dëshpërimit të shtetit serb për shkak asaj që pësoj mbrëmë”, deklaroi Qalaj.

    Deputeti i PDK-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Siguri deklaron se goditje e madhe po i bëhet marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

    Ai thotë se ndalimi i kosovarëve në kufi të Serbisë është lajmërim për tensione të reja.

    Ish-drejtori i Policisë ka kërkuar nga ndërkombëtaret ta dënojnë këtë qasje të shtetit serb.

    “Qëllimi i Serbisë është që të krijojë tensione duke e përdorur këtë mekanizëm është një goditje e madhe që po i bëhet marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe tentojnë të detyrojnë BE që të ndikojnë që Kosova me hapin e fundit mos të pranohet në KiE, janë përpjekje të kota se procesi gati ka marr fund. Me reagimin e zyrtarëve serb mbrëmë kontribuojnë në ngritjen e tensioneve në Kosovë sidomos në veri, BE dhe aleatët duhet të reagojnë ashpër në mënyrë që mos të eskalojë situata edhe më tutje””, u shpreh Qalaj.

    Ibishi: Serbia nuk arriti ta bind Këshillin e Evropës për mos anëtarësimin e Kosovës, me dhunë po shfaq hidhërimin tek qytetarët e pafajshëm të vendit tonë

    Nuredin Ibishi, eksperti i çështjeve të sigurisë ka folur për Front Online lidhur me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi.

    Ibishi thotë se shteti serb po i malltrenton qytetarët kosovar duke i mbajtur peng.

    Ai tha se pasi nuk mundën të bindin KiE për mos anëtarësimin e Kosovës tash me dhunë po e shfaqin hidhërimin.

    Ibishi deklaron se Bashkimi Evropian duhet të merr masa pas kësaj situate.

    “Po kjo është një hipkrozi e pushtetit në Serbi. Serbia po mundohet t`i malltretojë, mbaj peng, qytetarët e Kosovës, me qëllim, kjo tregon veprimin e paskrupullte, që kur nuk ka mund Këshillin e Evropës, as asamblistët e asamblesë parlamentare t`i bind, do të mundohet në masa të dhunshme ta shfaq hidhërimin ndaj qytetarëve të pafajshëm. Serbia po donë të hakmerret ndaj të pafuqishmëve, pa guxim që të ndërmarr masa në territorin e Kosovës, shkaku i prezencës së KFORIT, FSK-së dhe Policisë së Kosovës. BE duhet me i ndërmarr masat e duhura për këtë situatë”, deklaron Ibishi.

    Shala: Serbia po e provokon Kosovën vazhdimisht, ndalimi i kosovarëve mund të ndodh sërish- janë të rrezikuar

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala pas votimit të procesit për anëtarësimit të Kosovës në KiE thotë se Serbia është duke organizuar një plan.

    Shala thotë për Front Online se ndalimi i qytetarëve kosovar në kufirin Kroaci-Serbi mund të përsëritët sërish.

    Ai tha se shteti serb po e provokon Kosovën në çdo mënyrë.

    Shala ka kërkuar nga qytetarët t’i evitojnë kufirin e Serbisë se mund të paraqesin rrezik për ta.

    “Kjo është në vazen e veprimeve që ndahen në dy veprime, njëra është veprim politik që është mesazh përçues i qartë të veprimeve dhe vendimeve që ndodhën mbrëmë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndërsa në aspektin e sigurisë, Serbia ka një planë që nuk i është i ditur për elementet. Qytetarët duhet të kenë të qartë që t’i shmangin kufirit me Serbinë që mos të vihen në rrezik nga strukturat atje. Këto situata mund të përsëritën sërish dhe mund t’i ndalë më ditë të tëra qytetarët vetëm për të provokuar dhe për të nxitur konfliktet”, deklaroi Shala për Front Online.

    Pas ndalimit te qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes të së martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Kurti e ka cilësuar ndalimin e kosovarëve si hakmarrje të Serbisë për votimin në Këshillin e Evropës.

    “Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar kryeministri Kurti.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka njoftuar emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me bllokimin e qindra kosovarëve në kufirin Kroaci-Serbi.

    Bislimi thotë se kjo është përgjigja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE-së.

    Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar për ndalimin e autobusëve, duke thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lire./FrontOnline

     

     

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Janë arrestuar katër burra në Besi, pasi dyshohet se kanë prerë dru në pyllin e një personi tjetër. Të dyshuarit me vendim...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë,...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që lidhen me prokurimin si dhe emërimin e një anëtare në Bordin...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sot mbahet ceremonia për marrjen e vlerësimit të parë kreditor në historinë e Kosovës, vlerësim ky që do të shërbejë si pasaportë...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi është deklaruar së fundmi rreth bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë viteve 1989-1999.  Ai tha...
    Lajme30 Prill 2024
    Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit...
    Lajme30 Prill 2024
    Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore në mënyrë që ato si të tilla...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. Sipas njoftimit të kryeministrisë,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.