×
  • Lajme
  • Lajme

    Bakoyannis ia kujton Kosovës zotimet që ia dha për KiE – thotë se do të donte reagime më të qeta nga serbët

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis, që hartoi raportin për Kosovën ka shprehur entuziazmin e saj sot në një intervistë për Mediabox pasi kolegët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës i dhanë mbështetje të gjerë raportit të saj, i cili rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

    “Ata [anëtarët e APKE] votuan me një shumicë të jashtëzakonshme raportin tim që nënkupton se raporti është pozitiv për te Komiteti i Ministrave. Ata kërkuan opinionin tonë dhe opinioni ynë është pozitiv. Ne besojmë që ajo vrimë e vogël e zezë në zemrën e Europës duhet të mbyllet edhe dy milionë njerëz të tjerë do të kenë mbrojtjen e Këshillit të Europës, mbrojtjen për të drejtat e njeriut, të drejtat fetare dhe sigurisht mundësinë që të shkojnë në Gjykatën Europiane në rast se këto të drejtat shkelen. Është e rëndësishme për minoritetin serb, është e rëndësishme për të gjithë minoritetet. Por, është e rëndësishme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që do të ndiejnë nga sot se e kanë edhe një të drejtë më shumë”, tha ajo.

    Bakoyannis thotë se Kosova edhe nëse hyn në Këshill të Europës do të ketë një rrugë të gjatë, duke përmendur zotimet që i ka marrë që nga momenti i parë. Ajo thotë se në këtë rast do të jetë në llupën e tyre.

    “Është një situatë shumë e vështirë dhe të jesh greke është edhe më e vështirë sepse e kam thënë që nga momenti i parë se nuk jemi duke folur për shtetësinë. Ne po flasim për të drejtat e njeriut. Nëse do të flisnim për shtetësinë, unë s’do ta merrja këtë raport sepse do të isha e njëanshme dhe s’do ta kisha integritetin që i nevojitet këtij raporti. Por, tani e di që raporti është korrekt. Kosova ka një rrugë të gjatë për të ecur, do të monitorohet nga Këshilli i Europës në rast se hyn. Që nga momenti i parë ata morën përsipër zotime që shpresoj se i plotësojnë, por ne do t’i shikojmë ato shumë seriozisht.

    Më pas, Bakoyannis foli për debatin e djeshëm, të cilin e përshkroi si të vështirë. Ajo thotë se si greke nuk e kishte të lehtë dhe shton se do të donte që nga deputetët serbë të kishte reagime më të qeta.

    “Unë i kuptoj reagimet emocionale të serbëve. Do të doja që të ishin pak më të qeta, por mendoj që në proces të gjithë do ta kuptojnë që dialogu duhet të vihet në vend. Nuk ka zgjidhje pa dialog. Konfliktet e ngrira nuk janë të ngrira, ato gjithmonë rihapen dhe dialogu është e vetmja zgjidhje”./Express/

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.