×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri vitet e fundit SHKK-ja ka parandaluar kontrabandimin e 130 rasteve brenda institucioneve korrektuese

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), ka mbajtur të mërkurën Konferencën e Donatorëve, me ç’rast u prezantua gjendja ekzistuese e institucioneve korrektuese.

    Fillimisht pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nderim të grave të vrara ditët e fundit në Kosovë.

    Aty u prezantuan edhe projektet përmes të cilave synohet ngritja dhe zhvillimi  i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka thënë se gjatë tri viteve SHKK-ja ka parandaluar kontrabandimin e 130 rasteve brenda institucioneve korrektuese.

    Dibrani shtoi  se si asnjëherë më parë ShKK-ja nga koha kur për investime kapitale kishte më pak se 1 milion euro këtë vit hyn me buxhet 8 milion euro.

    “ShKK-ja viteve të fundit ka shënuar rezultat në të gjitha aspektet. Gjatë këtyre tri viteve kemi arritur që së paku 130 raste të parandalojmë futjen e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese. Ajo që është shumë e rëndësishme si asnjëherë më parë ShKK-ja nga koha kur për investime kapitale kishim më pak se 1 milion euro këtë vit po hyjmë me buxhet 8 milion euro. Kemi filluar projektimin e institucioneve të reja, ky projektim është duke u bërë në bashkëpunim me partnerët dhe shoqërinë civile”, ka thënë ai.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se janë duke punuar për përmirësimin e kushteve brenda burgjeve.

    “Institucioni i sistemit korrektues përfshin ndërmarrjen e veprimeve nga kryerja e niveleve penale deri të largimi nga institucioni korrektues pas rehabilitimit efektiv. Deri këtu gjithçka do të konsiderohej në rregull sikur ndonjëherë parandalimi dhe rehabilitimi nuk do të ishin mjet i anashkaluar. Të dyja janë mjete kritike dhe të rëndësishme për të siguruar një sistem efektiv drejtësie, por fatkeqësisht rastet e ngjarjeve të djeshme apo tjetra e para disa ditëve, vrasjet e grave dhe fenomenet e tjera të errëta po dështojnë të parandalohen me kohë”, ka thënë ai.

    Ambasadori i OSBE-së, Michail Davenport, tha se janë të lumtur që në shërbimet korrektues në Kosovë është shtuar numri i grave.

    “Mbështetja për institucionet e sigurisë publike në Kosovë që sigurojnë siguri për të gjitha komunitetet është prioritet i dorës së parë për OSBE-në në Kosovë. Si OSBE ne kemi respekt të lartë për rolin e rëndësishëm që luan SHKK-ja në ofrim të burgimit të sigurt që fokusohet në dinjitet dhe rehabilitim të të burgosurve. Ne kemi qenë të lumtur që kemi parë shtim të grave të punësuara në SHKK. Mirëpresim fokusin në shkathtësi, fokusin në ekspertizë, menaxhimin e konflikteve dhe ofrimin e shërbimeve të rehabilitimit në mënyrë më efektive.

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, tha se vrasja e dy grave brenda kësaj jave në Kosovë është një tragjedi dhe se duhet punë e përbashkët që këto vrasje të parandalohen.

    Ai tha se EULEX ka kontribuar ndër vite në profesionalizmin e SHKK-së.

    “Dy jetë u shuan shumë herët nga errësira e dhunës. Ato u vranë mizorisht. Tragjedia e femicidit dhe dhunës me bazë gjinore na shërben si përkujtesë e rrezikut që vazhdon të qëndron në shoqërinë tonë. Përballë mizorive të tilla nuk mjafton që të pranohet problemi por duhet të punojmë aktivisht në zgjidhje. Një aspekt për të është përmes institucioneve korrektuese. Ato luajnë një rol kyç që kryerësit të mbahen përgjegjës. Kemi kontribuar në profesionalizmin e SHKK-së drejt standardeve ndërkombëtare. Kemi ofruar aftësim profesional për1 mijë zyrtarë të SHKK-së. EULEX ka ndihmuar avancimin e grave në SHKK”, ka thënë ai.

    Përfaqësuesja ambasadës amerikane, Tamra Greig, tha se SHBA është e brengosur për dhunën ndaj grave që po ndodh në Kosovë.

    “SHBA janë të brengosur për dhunën në familje dhe ndaj grave që po vazhdon që të jenë në Kosovë. Ne me kënaqësi kemi mbështetur SHKK-në për vite të shumta. SHKK-ja luajnë një roli vital dhe janë  çelës për sigurimin e rendit publik në Kosovë”, ka thënë ajo.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.