×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ismaili e Kroese flasin për reformat e zhvillimet në fushën e statistikave

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e FMN-së, Bert Kroese. Ata kanë diskutuar për reformat dhe zhvillimet e ardhshme në fushën e statistikave, në funksion të avancimit të përgatitjes së të dhënave, rritjes së transparencës dhe informimit më të qartë të publikut.

    Në njoftimin për media thuhet se në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankë Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C. është konfirmuar se mbështetja e FMN-së për BQK-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe reformave të zhvillimit në fushën e statistikave, si një rëndësi e veçantë për informimin e drejtë dhe transparent të qytetarëve.

    Tutje thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për avancimin e raportimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS) dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së në këtë fushë, avancimin e ndërtimit të Indeksit për Llogaritjen e Çmimeve të Patundshmërive (IÇPB), mundësinë e ndërtimit të një modeli për matjen e parasë së gatshme në qarkullim dhe avancimin e përpilimit të llogarive kombëtare.

    Gjithashtu është biseduar për avancimin e metodologjive për statistikat financiare qeveritare,si dhe bashkërendimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të kualitetit të të dhënave.

    “Avancimi i reformave në këto fusha do të ketë ndikim në politikëbërjen ekonomike, vlerësimin e aseteve, parandalimin e pastrimit të parave, mbikëqyrjen më efikase të institucioneve financiare, të gjitha këto në funksion të stabilitetit financiar dhe ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen ndaj FMN-së për asistencën e vazhdueshme ndaj BQK-së dhe i njoftoi drejtuesit e lartë të këtij institucioni për reformat e ndërmarra nga institucioni që e drejton dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë si në fushën e statistikave ashtu edhe në sferat tjera me rëndësi në kuadër të fushëveprimit të BQK-së.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas mosantarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Përmes një postimi në X,...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme, për të sjellë në krye një qeveri...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, e ka quajtur gabim të rëndë të Qeverisë gjermane  dështimin e sotëm të anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, u prit nga ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, në Madrid, ku nënshkroi një...
    Lajme17 Maj 2024
    Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi, për Front Online ka folur rreth këtij procesi, duke treguar për numrin e...
    Lajme17 Maj 2024
    Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri të Kosovës, i kanë ndërprerë transaksionet e pagesave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.