×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ismaili: BQK e përkushtuar për forcimin e politikës së investimeve

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, u mirëprit në selinë e Bankës Botërore nga zëvendëspresidenti dhe njëherësh Drejtuesi i Thesarit i BB-së, Jorge Familiar, për të zhvilluar diskutime të frytshme që lidhet me menaxhimin e Rezervës dhe iniciativat tjera për ngritjen e kapaciteteve të institucionit që ai drejton.

    Guvernatori Ismaili theksoi vlerësimin e tij të sinqertë për anëtarësimin e BQK-së në Partneritetin për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave (RAMP) dhe mundësitë e paçmueshme që ka ofruar ky program për ngritjen e ekspertizës dhe kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës përmes seminareve dhe programeve të saj trajnuese.

    Po ashtu, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij për vizitën e delegacionit të nivelit të lartë të Bankës Botërore, e cila u zhvillua në mars 2024 në Prishtinë, vetëm gjashtë muaj pasi Republika e Kosovës është anëtarësuar në Programin RAMP, në muajin tetor 2023.

    Në takim u theksua se këtë vit, Forumi i Huamarrësve Qeveritar i organizuar nga Banka Botërore, i cili do të mbahet në Prishtinë, demonstron bashkëpunimin në rritje ndërmjet BB-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Për më tepër, Guvernatori Ismaili nënvizoi përkushtimin e palëkundur të BQK-së për forcimin e politikës së saj të investimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ai përsëriti gatishmërinë e BQK-së për të shfrytëzuar mbështetjen e ofruar nga Programi RAMP, për të arritur këtë objektiv në mënyrë efektive.

    Andaj, duke u përafruar me standardet më të mira, BQK-ja synon të rrisë stabilitetin e saj financiar dhe të kontribuojë pozitivisht në forcimin e institucionit.

    Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan edhe në progresin e bërë drejt investimeve të përgjegjshme Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes (ESG). Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së ndaj këtij qëllimi, i cili është paraqitur dukshëm në Planin Strategjik 2024-2028. Duke integruar parimet e ESG-së në kornizën e saj të investimeve, BQK-ja kërkon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të respektojë standardet etike në aktivitetet e saj të menaxhimit të Rezervës.

    Në fund, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për delegacionin e RAMP-it të Bankës Botërore, për ekspertizën e tyre të vlefshme dhe përpjekjet bashkëpunuese në avancimin e praktikave të menaxhimit të Rezervës dhe iniciativave për ngritjen e kapaciteteve në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

    “Shkëmbimi i frytshëm i ideve dhe ekspertizës gjatë takimit forcon edhe më tej partneritetin ndërmjet BQK-së dhe BB-së, duke i hapur rrugën progresit të vazhdueshëm dhe suksesit në arritjen e objektivave të ndërsjella”, thuhet në komunikatën e BQK-së./RTK/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Ekonomi21 Maj 2024
    Vetëm gjatë 10 viteve të fundit Kosova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) importoi produkte ushqimore dhe jo ushqimore në vlerë...
    Ekonomi20 Maj 2024
    Përkundër ndryshimeve të çmimeve në shumë sektorë, çmimet këtë vit do të jenë të njëjta në hotelet e “Fafa Hotels & Resorts”...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Një person u arrestua në Prishtinë. Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. 43-vjeçarit, P.M, iu...
    Lajme21 Maj 2024
    “Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në...
    Lajme21 Maj 2024
    Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, ka treguar për gabimet që...
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një intervistë, ka paralajmëruar se është duke punuar për formimin e një subjekti politik....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.