×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Policisë: Dhuna në familje është fenomen më i gjerë, do qasje multi-disiplinare

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se dhuna në familje është një fenomen më i gjerë, i cili do një qasje multi-disiplinare.

    Hoxha, i ftuar mbrëmë në “Tempus” tha se nuk mjafton vetëm hetimi.

    “Dhuna në familje është një fenomen shumë më i gjanë, do një qasje multi-disiplinare edhe si shoqëri. Mund të themi që gjatë vitit që shkoi në Kosovë ka shënuar rënie, do të thotë 10.7% ka qenë rënia e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, edhe pse vazhdojmë të kemi persona të vrarë, të dhunum nga dhuna në familje. Fatmirësisht ka pasur rënie, por ne nuk jemi të kënaqur me këtë, po punojmë që sa më pak të kemi raste të dhunës në familje, por edhe nëse të ketë, t’i trajtojmë me profesionalizëm dhe dinjitet”, tha Hoxha.

    Ai tha se problematikë është numri i vogël i policëve.

    “Dhuna në familje është një prej problemeve që ka shënuar njëfarë rritje progresive vitet e fundit, e në veçanti gjatë pandemisë dhe pas saj. Për t’u përballë me këtë fenomen, ne si Polici e Kosovës edhe gjatë strukturës së re organizative, e kemi parashiku dhe po ashtu kemi ngrit nivelin e sektorit të dhunës në familje që ka ekzistu në kuadër të Drejtorisë për Policinë në Bashkësi. E kemi ngrit një drejtori të veçantë, drejtoria për parandalimin dhe hetimin e dhunës në familje. Atje kemi parapa disa sektore të Policisë që do të punojnë në pjesën e parandalimit, në pjesën e kualitetit të punës dhe në pjesën e hetimit. Do të thotë, kemi krijuar një njësi të veçantë e cila do të merret me rastet e ndjeshme të dhunës në familje”, tha Hoxha.

    Ai tha se në çdo stacion lokal kanë hetues që punojnë në trajtimin e dhunës në familje, ndërsa shtoi se janë munduar të krijojnë edhe kapacitete tjera për trajtimin e këtyre rasteve.

    Edhe në nivel rajonal, tha se është një zyrë koordinuese që koordinon punën e secilit stacion, kurse në nivelin qendror tha se është drejtoria e krijuar rishtaz.

    “Po punojmë bashkërisht edhe me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të ngrisim nivelin profesional të policëve tanë, të ngrisim po ashtu kapacitetet me trajnime po ashtu, edhe me kontaktet me OJQ-të që merren me trajtimin e dhunës në familje, trajtimin e viktimave, strehimin e tyre”, tha ai.

    Drejtori tha se çështja e hallkave ka qenë e kahershme dhe se Qeveria vitin e kaluar ka ndarë një shumë të caktuar për to.

    “Këto janë transferuar tek Policia e Kosovës. Ne jemi duke punuar që përmes një ekipit tonë të negocimit të arrijmë t’i sigurojmë hallkat përmes një kontrate të caktuar, në mënyrë që në mënyrë urgjente, sa më shpejtë, ato hallka t’i kemi dhe pastaj të mund t’i zbatojmë në urdhrat mbrojtës”, tha Hoxha.

    Ai theksoi se presin që këto t’i kenë të gatshëm deri në fund të korrikut. /BetimipërDrejtës

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.