×
  • Auto
  • Auto

    Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni – nuk lejohet

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Ministri i industrisë i Italisë, Adolfo Urso, ka kritikuar Stellantis për prodhimin e automjetit të parë plotësisht elektrik Alfa Romeo jashtë vendit, duke theksuar se ky vendim shkel ligjin italian.

    Alfa Romeo në pronësi të Stellantis, markë kjo pjesë e industrisë italiane automobilistike, së fundmi ka zbuluar SUV-in e saj të ri Milano, të emëruar sipas qytetit ikonik verior italian të Milanos, ku Alfa Romeo u themelua në vitin 1910.

    Por, bëhet e ditur se ky model po nderohet në fabrikën Tychy në Poloni dhe është modeli i parë i markës i prodhuar jashtë Italisë, shkruan Reuters,

    “Një veturë e quajtur Milano nuk mund të prodhohet në Poloni. Kjo është e ndaluar me ligjin italian”, tha Urso.

    “Një veturë e quajtur Milano duhet të prodhohet në Itali. Përndryshe, është mashtrim që nuk lejohet sipas ligjit italian”, shtoi ministri.

    Ndryshe, Stellantis ende nuk ka komentuar në lidhje me deklaratat e ministrit italian.

    CEO i Stellantis, Carlos Tavares, tha se prodhimi i Milanos në Poloni dhe jo në Itali do të fitojë 10 mijë euro më shumë nga çmimi i tij i shitjes me pakicë, i cili fillon nga 30 mijë euro për versionin e tij më të lirë hibrid. /Telegrafi/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Auto17 Maj 2024
    Një vit më parë Kia njoftoi planet për të prezantuar dy kamionë elektrikë deri në vitin 2027. E me sa duket njëri...
    Auto17 Maj 2024
    Shkencëtarët duket se kanë gjetur një lidhje midis shkarkimit të automjeteve dhe rritjes së incidencës së astmës. Kjo u konkludua nga një...
    Auto16 Maj 2024
    Rolls-Royce ka përditësuar SUV-in e saj më të shitur Cullinan, gjashtë vjet pas lansimit. Dhe siç bëhet e ditur, ai vjen me...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka vizituar Pejën. Ai ka shpërndarë një video në Facebook me mbishkrimin “Të dashur miq, Nga...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kompania ushtarake turke Baykar njoftoi se i dorëzoi shtetit polak 24 mjete ajrore pa pilot Bayraktar TB2. Sipas deklaratës së Departamentit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Lajme18 Maj 2024
    Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzuarit P.K i ngarkuar me veprën penale “dhunim”e për të...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.