×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në iftar te TIKA: Më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Yasin Ekrem Serim, komandantin e KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutas, Myftiun Naim Tërnava, ministra, zëvendësministra, deputetë, përfaqësues e udhëheqës të institucioneve.

    Ky iftar është shtruar nga zyra koordinuese e TIKA-së në Kosovë, në krye me Fulya Aslan, koordinatore e TIKA-s.

    “Duke uruar të gjithë agjëruesit, që përgjatë këtij muaji të kenë qetësinë e shpirtit dhe përkushtimin e zemrës drejt vlerave të besimit, bashkëpunimit, të mbrojtjes e të zhvillimit të paqes, kryeministri bëri thirrje për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra më të mira”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

    “Çdo herë ta kemi në mendje respektin dhe vlerësimin e lartë për kontributin që kanë dhënë brezat para nesh, për lirinë e popullit tonë. E përderisa këtë muaj përkujtojmë edhe sakrificën e popullit të Kosovës, kujtojmë dhe nderojmë përherë familjet e dëshmorëve dhe të martirëve”, tha kryeministri Kurti.

    Me këtë rast, kryeministri ka falënderuar TIKA-n turke për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe kontributin për zhvillimin në Kosovë.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.