×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci thotë se s’kanë pranuar zyrtarisht shqetësime për ikjen e mësimdhënësve

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Pas liberalizimit të vizave, u raportua se numër i madh i mësimdhënësve kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë për ta lëshuar Kosovën.

    Megjithatë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, s’ka pranuar ende shqetësime zyrtarisht.

    Kështu deklaroi, Arbërie Nagavci udhëheqëse e kësaj ministrie,  teksa tha se Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK), asnjëherë s’ka dhënë shifra të sakta, sa i përket këtyre pretendimeve.

    “Kjo është një deklaratë përsëri që konsideroj SBAShK-u e ka përmendur shumë, por asnjëherë s’kanë dhënë shifra të sakta. Ne si Ministri e Arsimit s’kemi pranuar zyrtarisht shqetësime. Është e vërtetë që në momentin kur u bë e ditur që do të kemi liberalizimin e vizave, ka pasur shqetësime që mund të vijë te kjo situatë, është e vërtetë që ka lëndë të caktuara, siç janë, matematika, fizika teknologjia informative dhe gjuha gjermane, ndodhë që në disa komuna kanë vështirësi në rekrutim të stafit, për arsye se profile të tilla mund të kenë paga më të larta. Por, nuk është se ka pasur ndonjë shqetësim, ne si ministri kemi mbështetur me bursa, gjë që i ka motivuar që të ketë studentë më shumë në këto profile që kanë qenë deficitare”, potencoi Nagavci.

    Madje, ministrja konsideroi që në Kosovë ka të punësuar më shumë mësimdhënës, se sa që janë nevojat reale.

    “Ka komuna që vetë kanë dhënë bursa, në mënyrë që t’i motivojnë të rinjtë e komunave të tyre të studiojnë në këto profile, por ne s’kemi ndonjë informatë zyrtare, adresim nga ndonjë komunë, që thonë se kanë mbetur pa kaq arsimtar sepse ata janë larguar nga shkolla. Madje, është e kundërta, ne vazhdojmë të kemi të punësuar më shumë mësimdhënës se sa që janë nevojat reale”, theksoi Nagavci tutje.

    Ndërkaq, nga drejtuesit e Sindikatës së Arsimit, kjo gjendje nëpër shkolla u konsiderua shqetësuese, madje ata theksojnë se nëse vazhdon ky fluks i largimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkollat në vend do të mbesin të zbrazura./teve1

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.