×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë

    FrontOnline
    27 Mars 2024

    Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka deklaruar se janë në dijeni se grupet kriminale serbe po përgatiten dhe trajnohen në kazerma ushtarake serbe për një sulm tjetër ndaj policisë, por që sipas tij, Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete për kundërpërgjigje efikase

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë në dijeni se grupe kriminale serbe po përgatiten dhe trajnohen në kazerma ushtarake serbe për një sulm tjetër ndaj policisë.

    Hoxha tha se mund të jenë grupe të ngjashme sikurse ai i Banjskës, me numër më të vogël se ata, por sipas tij, ata mund të jenë më të përgatitur profesionalisht.

    “Mund të jenë ekspert të fushave të caktuara që mund ta godasin Policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. A do të ketë ndonjë invazion, agresion nga Serbia në territor të Kosovës, kjo është çështje që duhet të diskutohet në nivele tjera, mirëpo ne si polici i kemi kapacitet tona, të përgatitura profesionale për t’u ballafaquar me çfarëdo sulmi të këtyre grupeve kriminale. Ndërsa për pjesë të tjera është përgjegjësi e KFOR-it, FSK-së normalisht edhe Policisë së Kosovës”, tha Hoxha në RTK.

    Tutje, ai tha se këto veprime janë tentativa të Serbisë që të tregojë se është afër kufijve të Kosovës, teksa përmendi edhe prezencën e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosoën javën e kaluar.

    “Janë informacione dhe pamje të siguruara nga institucione të sigurisë së Kosovës që punojnë rreth kufirit. Ne e kemi alarmuar KFOR-in dhe kemi qenë në kontakt me KFOR-in rreth kësaj prezence dhe po ashtu gjatë javëve të fundit ne kemi qenë në përgatitje maksimale sa i përket mundësisë së lëvizjes së depërtimit të qoftë forcave kriminale, qoftë ndonjë veprimi diverzant të ndonjë grupi të caktuar nga institucione të sigurisë së Serbisë”, tha ai

    Hoxha gjithashtu bëri të ditur se makineritë serbe të ushtrisë shpesh herë po punojnë rreth kufijve të Kosovës, duke riparuar ose hapur rrugë e që sipas tij kjo ndodh për të krijuar mundësi që grupet si ai i “Banjskës” të depërtojnë më lehtë.

    “Është një kërcënim por që ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe jemi të gatshëm të i dalim ballë”, deklaroi Hoxha.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun...
    Lajme09 Maj 2024
    Pjesëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, bëri thirrje për hetime të rrepta ndaj grupit Albkings....
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe...
    Të tjera
    Sport09 Maj 2024
    Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ndodhet në listën e ngushtë për ta fituar për të nëntën herë Topin e Artë. Edhe pse po...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Misionet e përbashkëta monitoruese të OSBE/ODIHR-it si dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë...
    Lajme09 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së së Gjermanisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeredaktorja e medias shqiptare ‘’Portalb’’ nga Maqedonia e Veriut, Elida Zylbeari, për FrontOnline thotë se duhet pritur se me çfarë kushtesh do...
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut. Përmes një postimi në...
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, ka qenë pjesëmarrës në një organizim në Londër, për shënimin e 9 majit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.