×
  • Opinione
  • Opinione

    Rëndësia e jashtëzakonshme e 18 marsit të vitit 1999

    Blerim Shala
    25 Mars 2024

    Shkruan: Blerim Shala 

    Poqëse këtë të diel, (pra, më 24 mars, 2024) do të bëhej një anketë e improvizuar me qytetarët e Prishtinës, apo edhe të vendbanimeve të tjera të mëdha të Kosovës, duke iu parashtruar atyre pyetjen: Çka është 24 marsi për ju dhe për Kosovën, nuk është shumë e sigurtë që të gjithë kalimtarët e rastit, do ta dinin përgjigjen në këtë pyetje menjëherë, pa menduar shumë, megjithëse 24 marsi (i vitit 1999), është data kur nisi shpëtimi i Kosovës, me fillimin e fushatës ajrore të Aleancës Veri-Atlantike që do të zgjasë 78 ditë të tjera.

    Në të vërtetë, përgjigjja e qytetarëve do të varej shumë nga mosha e tyre, nga cilit brez i takojnë.

    Të gjithë ata që kanë pasur moshë madhore në marsin e vitit 1999, e dinë çfarë peshe dhe rëndësie historike ka për Kosovën 24 marsi. Për ta, nuk kanë kaluar një çerek shekulli nga kjo ngjarje e jashtëzakonshme historike që i dha drejtim fatit final të popullit shqiptar në Kosovë. Nuk ka fare për ta distancë kohore në mes të 24 marsit të vitit 1999 dhe jetës që e bëjnë në Kosovë që prej atëherë. Sepse kjo datë është brenda ADN-së kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Ajo është përherë e pranishme aty, sepse me këtë luftën ajrore të Paktit NATO për shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës, u vendos një partneritet në mes të Kosovës dhe Perëndimit, mbi të gjitha midis Kosovës dhe SHBA-së.

    Natyrisht, nuk do të kishte NATO mbi Kosovë dhe Serbi në vitin 1999, pa luftën e UÇK-së për liri, dhe pa Lëvizjen paqësore për pavarësimin e Kosovës.

    Këto të dyjat, Lëvizja politike për pavarësimin e Kosovës dhe lufta e UÇK-së, u bënë bashkë në Konferencën Paqësore të Rambouilletit (shkurt, mars, 1999), edhe përmes përbërjes së Delegacionit të përbashkët, për të marrë vendimin kapital për të ardhmen e Kosovës, me një proces të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës i cili niste rrugëtimin e vet pikërisht në këtë Konferencë.

    Ditën e enjte, me 18 mars, në Paris, Kryesia e Delegacionit të Kosovës (në përbërje Dr.Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Rexhep Qosja dhe Veton Surroi), do ta nënshkruante Dokumentin final të Konferencës së Rambouilletit.

    Ky do të ishte, siç do të kuptohej vetëm pak ditë më pas, nënshkrimi më i shtrenjtë dhe më me vlerë i shqiptarëve të Kosovës që nga 1912, kur Kosova u okupua nga Serbia.

    Pa këtë nënshkrim, nuk do të niste, me 24 mars, apo as një ditë më pas, fushata e Paktit NATO për imponimin e paqes në Kosovës.

    Pa te nuk do të mbërrinim kurrë në qershorin e atij viti, kur forcat okupatore serbe u larguan nga Kosovës, dhe në shkurtin e vitit 2008, kur Kuvendi shpalli pavarësinë e Kosovës.

    Por, le t’i kthehemi këtu sërish atij supozimi për anketimin e banorëve të Prishtinës që janë gjetur sot në sheshet e tij. Nëse i pyesim ata se çfarë domethënie ka për ta dhe për historinë e Kosovës 18 marsi, shumica prej tyre fillimisht do të mendojnë që pyetja është për 8 marsin (Ditën e gruas), dhe pas përsëritjes së saj, mbase një në njëqind prej tyre do të dinte se për çka bëhet fjalë.

    Ky rezultat me gjasë do të shënohej edhe poqëse kjo pyetje do t’i bëhej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Në rastin e 18 marsit, apo datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambouillet-it (Marrëveshjes së Kosovës me Perëndimin, pasiqë dihet që Serbia e refzoi ate), nuk mund të thuhet madje që kemi të bëjmë me harresën, e cila përcjell edhe zhvillimet e kësisojta historike.

    Nuk mund të ketë harresë, nëse kjo datë as që ka hyrë ndonjëherë në atë kujtesën kolektive politike dhe historike të shqiptarëve të Kosovës.

    Asnjë të vetmën herë, në mënyrë institucionale dhe zyrtare nuk e kemi shënuar përvjetorin e 18 marsit të vitit 1999.

    Asnjë të vetmën herë nuk e kemi bërë këtë as me 6 shkurtin e vitit 1999, kur nisi Konferenca e Rambouilletit, e cila do ta sjell atë ndryshimin rrënjësor të fatit dhe të historisë së popullit të Kosovës.

    Ndërsa pa këtë 6 shkurtin dhe 18 marsin e atij viti, nuk do të mbërrinim tek mbramja e 24 marsit kur nisi lufta e Perëndimit për shpëtimin e Kosovës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Opinione08 Maj 2024
    Nga: Catherine De Vries dhe Isabell Hoffmann / The Guardian (titulli origjinal: Ursula von der Leyen tani është një emër i njohur...
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Opinione06 Maj 2024
    Shkruan: Jasmin Mujanovic Organizata ndërqeveritare Këshilli Europës këtë muaj do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë Republikën e Kosovës...
    Të tjera
    Kronika08 Maj 2024
    Një muaj paraburgim për të pandehurën L.J. Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. L.J, më 6 maj,...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve deri ora 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut është 32.16 për...
    Lajme08 Maj 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë. Lajmin për...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka votuar sot në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka treguar se çfarë pret...
    Vip08 Maj 2024
    Sara Gjordeni dhe Bardhi romancën e tyre e filluan brenda në ‘Big Brother VIP Albania’. Pak javë me parë Sara është larguara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.