×
  • Lajme
  • Lajme

    “O nënshkruaje Blerim Isufajn, o do të merremi me ty”, Albulena Haxhiu tregon se si u kërcënua presidentja

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se si presidentja Vjosa Osmani i ishte kërcënuar lidhur me dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj.

    “Unë kam kuptuar nga vetë presidentja që i kanë çu fjalë si me thanë ‘o nënshkruaje Blerim Isufajn, o do të merremi me ty’. Pra forma të tilla të presioneve e kërcënimeve, por e cila nuk është shqetësuar në raport me këto kërcënime, të cilat sistemi i përdor për të ndalë dhe për të frikësuar qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu, për ATV.

    Kujtojmë se vetë Presidentja Osmani, një konferencë për media më 17 tetor të vitit të kaluar, kishte thënë se është kërcënuar nga njerëz ‘të sistemit të drejtësisë’.

    “Ka qenë presion i paligjshëm dhe jokushtetues dhe në kundërshtim me çdo praktikë të mëhershme të komunikimit ndërpresonal. Në anën tjetër, unë mund të them se ka pasur presione nga njerëz që dërgonin mesazhe: ‘do të të ngrisim aktakuzë’, ‘do të bëjmë dosje’, ‘do të t’i lidhim duart’”, kishte thënë Osmani, duke shtuar se “është shqetësuese kur zyrtarë të institucioneve tona të drejtësisë mendojnë se mund ta kërcënojnë kreun e shtetit”.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.