×
  • Lajme
  • Lajme

    Dallimet për dinarin me SHBA’në, Konjufca: Ata e shohin në kontekst global, ne në perspektivë më të ngushtë

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë për t’u shqetësuar.

    Madje sipas tij, nuk ka nevojë të bëhet panik për këtë çështje, pasi sipas Konjufcës, vërejtjet e SHBA-ve nuk kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë.

    Kjo sepse sipas tij në SHBA e shohin Kosovën nivel shumë më të lartë se sa që e shohim ne. “E shohin në rajon, e shohin edhe në Evropë e shohin edhe në kontekstin e përgjithshëm global”

    “Unë mendoj që nuk janë raporte për t’u shqetësuar, për të bërë panik. Unë mendoj që raportet janë përtej këtyre ndryshimit në perceptim që e kemi se si të veprohet në pjesën e veriut të Kosovës. E mirëkuptojmë plotësisht atë vërejtje edhe kritikat qe na japin SHBA, këto janë gjithmonë kritika me vend sepse ne SHBA e shohin Kosovën nivel shumë më të lartë se sa që e shohim ne, e shohin në rajon, e shohin edhe në Evropë e shohin edhe në kontekstin e përgjithshëm global, qysh e shohim ne është e drejta e shtetit të Kosovës me shtri sundimin e ligjit dhe sovranitetin e vet, kjo është perspektivë më e ulët më e ngushtë por është perspektivë e të drejtës së Kosovës për me i krye punët e veta”, tha Konjufca.

    “Unë mendoj që këto vështirësitë e Kosovës ndonjëherë me SHBA nuk janë risi, domethënë kemi pasur gjatë veprimtarisë sonë politike edhe disa shpërputhje, gjithsesi se si e perceptojnë atë që është e domosdoshme për Kosovën që të ecet përpara pra në cilën drejtim të ecet përpara. Kjo që e ka marr pra qeveria e Kosovës strategjinë, është një strategji e sovranitetit të Kosovës, kurse SHBA këtë proces e shohin shumë më shumë prej perspektives së sigurisë, domethënë ata frikësohen se Serbia mund të kundër reagojë dhe kjo e qet situatën prej kontrollit, ky është perceptimi i SHBA-së kështu ka qenë gjithmonë”, tha tutje Konjufca, siç raporton EO.

    Për raportet me ShBA-në ka folur gjatë së hënës edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se janë aleatë e miq të mirë, por ndodh që jo për gjithçka të pajtohen.

    Kryeministri tha se Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, Qeveria ka detyrë ta mbështesë. Kreu i ekzekutivit tha para gazetarëve se bashkëpunimi me ShBA-në është i mirë, janë miq e aleatë por kjo siç tha ai nuk do të thotë se pajtohen për gjithçka.

    “Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, ka thënë Kurti.

    Zyrtarë të lartë amerikanë në ditët e fundit, kritikuan Qeverinë e Kosovës për mospërfilljen e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

    Ata e cilësuan këtë si vendim të njëanshëm që mund të prodhojë pasoja edhe në partneritetin me SHBA-në.

    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës javën që shkoi, O’Brien tha: “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

    Por, O’Brien tha të martën se Kosova duhet ta pezullojë vendimin e BQK-së menjëherë dhe të punojë si “shtet modern evropian” për gjetjen e një zgjidhjeje të “këtij problemi konkret”.

    “Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe me ne”, tha O’Brien.

    Në linjë me këtë deklaratë të O’Brien, foli të enjten edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili i është përgjigjur Qeverisë Kurti të cilët deklaruan se nuk ka rrezik për krisje të partneritetit me ShBA-në.

    Hovenier theksoi sërish se kjo situatë ka prekur partneritetin e ShBA-së me Kosovën, duke përgënjeshtruar kështu Kurtin dhe vartësit e tij në Qeveri, që pas intervistës së bujshme të O’Brien.

    “O’Brien e bëri të qartë se nëse Qeveria e Kosovës nuk na konsideron partnere, as ne nuk do ta konsiderojmë të tillë. Kam dëgjuar në intervista se kjo situatë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet tona. Dua të jem i qartë, thjesht nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, tha ambasadori amerikan në një konferencë të jashtëzakonshme gjatë javës së kaluar.

    Ndërkaq, Emisari amerikan, Gabriel Escobar, e vlerësoi si “veprim të njëanshëm i cili prodhon pasoja” çështjen e zbatimit të shpejtë të Rregullores së BQK-së që ndalon valutën serbe si mjet ligjor pagese në Kosovë.

    Emisari amerikan ka paralajmëruar edhe se “veprimet e njëanshme do të kenë pasoja”. Escobar tha se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën. Ai përsëriti se palët duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet.

    “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese,” tha ai.

    Sipas tij, shumë nga këto çështje mund të zgjidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Esobar tha se SHBA-të e mbështesin plotësisht dialogun nën patronazhin e BE-së dhe investojnë të gjitha përpjekjet për ta vazhduar atë, si dhe dialogu është i vetmi kanal për zgjidhjen e “çështjeve dypalëshe”.

    “Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspiratat tona më të mëdha janë që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Dhe të zhvillojnë marrëdhënie bilaterale paqësore, produktive dhe efikase në ndërkohë”, tha Escobar.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.