×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    11 vdekje në vendin e punës gjatë 2023-tes, Inspektorati shqiptoi mbi 1 mijë gjoba

    FrontOnline
    07 Shkurt 2024

    Mohimi i pushimeve vjetore, mospagesa për orët jashtë orarit, ndërprerjet e kontratave, kushtet e punës, janë disa nga sfidat që punëtorët e sektorit privat përballen më së shumti.

    Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Inspektorati i Punës.

    “Numri më i madh i ankesave adresuar në IQP ka të bëjë me pretendimet se ju mohohen të drejtat si për pushimet vjetore, moskompensimi i orëve jashtë orarit të rregullt të punës, gjatë fundjavës, ditëve të festave zyrtare, pushimit të lehonisë, kushteve të punës, ndërprerjet e kontratave të punës etj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Në një përgjigje për Front Online, nga Inspektorati i Punës kanë thënë se vetëm në vitin e kaluar kanë vdekur 11 persona në vendin e punës.

    Më së shumti, këto aksidente kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë.

    “Gjatë vitit 2023 kemi të evidentuara 11 raste të vdekjeve në vendin e punës, ndërsa gjatë muajit janar nuk kemi pasur aksidente me fatalitet. Ndërtimtaria është sektori që më së shumti kemi pasur aksidente në vendin e punës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit për Front Online.

     

     

    Inspektorati i Punës: Do ta rrisim numrin e inspektorëve nga 63 në 120 këtë vit

     Inspektorati i Punës në Kosovë si institucioni primar që përkujdeset për të drejtat e punëtorëve në vend thonë që në vitin e kaluar ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.

    “Gjatë vitit 2023, Inspektorati i Punës ka shqiptuar 1067 masa ndëshkimore”, thuhet në përgjigjen e inspektoratit.

    Madje, nga inspektorati thonë që do të rritet numri i inspektorëve në 120, nga 63 sa janë tani.

    E me këtë, do të bëhen edhe më shumë inspektime.

    “Inspektorati i Punës ka të punësuar 63 inspektorë të punës, gjatë këtij viti do të rritet numri i tyre deri në 120. Me rritjen e numrit të inspektorëve të punës kemi edhe rritjen e numrit të inspektimeve të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në rritjen e mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit”, kanë thënë nga Inspektorati i Punës

     

    Inspektorati i Punës: Vërehet mungesa e fuqisë punëtore, më së shumti në ndërtimtari

    Front Online ka pyetur Inspektoratin e Punës nëse ka mungesë të punëtorëve në sektorin privat.

    Ata në një përgjigje për Front Online e kanë pohuar duke thënë që po vërehet mungesa e fuqisë punëtorë.

    “Si në ndërtimtari njashtu edhe në sektorë të tjerë vërehet mungesa e fuqisë punëtore”, kanë thënë për Front Online nga Inspektorati i Punës së Kosovës.

    Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

    Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

    Kuvendi i Kosovës, vitin e kaluar ka miratuar në lexim të dytë Pagën Minimale prej 264 euro bruto, por i njëjti Ligj është dërguar në Kushtetuese nga AAK-ja.

    Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të publikuar në muajin prill të vitit të kaluar, janë më shumë se 100 mijë punëtorë në Kosovë që marrin pagë minimale.

    Mbi 94 për qind e tyre janë të punësuar në sektorin privat.

     

     

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.