×
  • Auto
  • Auto

    Kosovari nga Drenasi prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”, çmimi do të ju lërë pa mend

    FrontOnline
    27 Janar 2024

    Vetura e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.

    Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

    Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

    Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi. Ai është rritur në Itali, por është nga Komuna e Drenasit.

    Ky i fundit, themelues i Arrera Automobili, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

    Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

    Ndryshe, automobili ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane./FrontOnline/

     

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Auto11 Shtator 2024
    Hennessey ka veturën më të fuqishme në botë me ndërrues manual të shpejtësive, e ai është Venom F5-M. Venom F5-M fuqizohet nga...
    Auto11 Shtator 2024
    BMW M5 i ri dhe pesha e tij janë përfolur shumë kohët e fundit, dhe tani ajo është bërë vetura e re...
    Auto10 Shtator 2024
    Shqipëria sonte do të kërkojë fitore ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Se a do e arrijnë qëllimin e tyre...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke...
    Lajme11 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë plenare nga ora 10:00. Ky është rendi i ditës: 1.    Miratimi i procesverbaleve...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën (11 shtator) ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.