×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Ramadani: Moment i ringjalljes së Covid-it, do të rriten rastet në tërë botën

    FrontOnline
    08 Janar 2024

    Me ardhjen e stinës së dimrit qytetarët po përballën edhe me virozë sezonale.

    Viroza ka simptoma të ngjashme me COVID-19.

    Një mundësi për tu përhapur Covidi në Kosovë nuk po përjashtohet.

    Të paktën kështu po paralajmëron infektologu Hamdi Ramadani.

    Ai për Front Online tha se në vend po dominon varianti Omicron momentalisht.

    Në Kosovë është duke dominuar një valë e tipit Omicron dhe nën-variantet  e tij, është duke u përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës por edhe në Kosovë do përhapët”, thotë Ramadani për Front Online.

    Moment të ringjalljes së Covidi-it i quan Ramadani rastet e lajmëruara në Botë.

    “Situata e pandemisë COVID-19 është një moment i ringjalljes. Janë duke u paraqitur ngritja e rasteve me COVID në tërë Botën kohëve të fundit”.

    Infektologu Ramadani tregoi se cilat janë moshat më të prekura nga ky variant.

    “Nënvarianti i Omicron po prek shumë qytetarë por më shumë moshat e shtyra por është konstatuar se deri më tani se është me pasoja të vdekjes tash për tash. Varianti i ri i Omicron nuk po mund të rezistoj vaksinës anti-Covid pasi nuk po sëmurën personat e vaksinuar dhe imunizuar”, tregoi Ramadani për Front Online.

    Ramadani ka treguar mënyrën se si duhet të veprojnë qytetarët për t’u mos infektuar.

    “Masa e vetme është vaksinimi dhe rivaksinimi i qytetarëve me vaksinë të certifikuar nga OBSH të cilat të mbrojnë nga pandemia, ndërlikime, hospitalizimet e nga vdekja”, tha ai për Front Online.

    Ramadani thotë se numrin e rasteve me grip e Covid e rrisin bashkatdhetarët.

    “Edhe kur kemi turistë nga shumë vende në Kosovë është këshillë mjekësore që vaksinimi i qytetarëve të jetë si masë parandaluese nga një mundësi e shfaqjes së ndonjë vale te re të pandemisë në Kosovë pasi kemi shumë lëvizje të diasporës kjo e rritë numrin e rasteve me grip e Covid”, deklaroi ai.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Fatmir Humolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se nuk është neutrale në raport me Kosovën e Serbinë. Në...
    Lajme10 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë në SHBA prej disa ditësh. Ndërkohë që në Kosovë po zihet...
    Lajme10 Maj 2024
    Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për...
    Të tjera
    Opinione10 Maj 2024
    Shkruan: Mimozë Krasniqi Balidemaj Zhvillimet shoqërore në nivel global padyshim që, ku më shumë e ku më pak, po zënë vend edhe...
    Sport10 Maj 2024
    Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës. Jashanica ishte shënues...
    Sport10 Maj 2024
    Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë pajtuar me largimin e Kylian Mbappes nga klubi, ndonëse janë përpjekur me të gjitha forcat që ta...
    Lajme10 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar, në rrugën...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për televizionin T7 kanë thënë se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.