×
  • Vip
  • Vip

    Një vit i trazuar në jetën e dashurisë së yjeve të estradës

    FrontOnline
    02 Janar 2024

    Edhe viti 2023 ishte mjaft interesant kur bëhet fjalë për romancat e yjeve të estradës sonë. Edhe pse për disa mund të konsiderohet si një vit i mbarë kur flitet për lidhjet e reja, për disa qifte tjera mund të quhet si një vit i kobshëm, transmeton FrontOnline. Ne ju sjellim disa nga romancat e reja, por edhe ndarjet e disa prej çifteve të njohura të estradës sonë.

    Loredana në lidhje me futbollistin gjerman?

    Mediat në Zvicër kanë raportuar që reperja kosovare, Loredana ka filluar një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Mozzik.  Loredana, që prej ndarjes nga Mozzik, është përfolur për lidhje të ndryshme.

    Është raportuar se ajo është në lidhje me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

    Tërë kjo storie rrjedhi pasi që reperja u fotografua me futbollistin në një ndeshje finale të A-Juniors në Kupën Rajonale të Federatës Qendrore të Futbollit të Zvicrës së bashku me futbollistin profesionist Karim Adeyemi.

    Çifti u panë të rrethuar me disa fëmijë, derisa Loredana kishte të veshur pantallona të gjëra dhe një xhaketë me vija gri dhe të bardhë. Adeyemi ishte i veshur me veshje sportive.

    Thashethemet vazhduan tutje kur Loredana shpërndau disa fotografi nga pushimet e saj në Firencë të Italisë, ku në një foto ajo shihet duke u puthur në buzë me një mashkull me ngjyrë.

    Dhe disa javë më vonë lidhja e tyre është konfirmuar. Karimi Adeyemi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.

    Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i japin fund romancës së tyre

    Dafina Zeqiri dhe dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Kishte kohë që flitej se çifti i estradës shqiptare po kalojnë një periudhë jo të mirë, e vërteta duket se paska qenë më e thellë se kaq.

    Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më. Nuk dihet nëse ka pasur arsye të tjera më forta që kanë bërë që Dafina t’i japë fund lidhjes së saj, e cila u ekspozua shpesh në rrjetet sociale.

    Dhe duket se Dafina nuk ka pritur gjatë për të gjetur dashurinë e re, pasi vetëm disa javë më vonë ka filluar romancën me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

    Era Istrefi konfirmon lidhjen me kapitenin e kombëtares së Kosovës,Amir Rrahmani

    Prej disa javësh flitej për një lidhje dashurie ndërmjet Era Istrefit me Amir Rrahmanin, kapitenin e kombëtares së Kosovës në futboll.

    Për t’i shuar zërat, këtë e ka konfirmuar Era Istrefi nëpërmjet Instagramit. Ajo duket se po shijon romancën me Rrahmanin, e cila ka shpërndarë kolazh fotografish dorë për dore me lojtarin e Napolit.

    Edhe Enca Haxhiu në lidhje me një mashkull me ngjyrë

     

    Enca prej kohësh përflitet për një lidhje të re. Por, nëse deri tash mund të jetë menduar një lojë me opinionin publik, më nuk ka dilema. Enca i kundërpërgjigjet publikisht mesazhit ofendues që pranoi nga ndjekësi për të dashurin e saj të ri

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka qenë shumë e përfolur kohëve të fundit. Kjo pasi ajo konfirmoi lidhjen e saj me masazherin afrikan, Mickey Neblett, duke publikuar disa imazhe të përbashkëta në rrjetet sociale.

    Por krahas urimeve për çiftin e ri, nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta – që shumica kanë pasur të bëjnë me faktin që ka zgjedhur një partner të huaj ose me ngjyrë.

    Mu për këtë ajo bëri një reagim në InstaStory, ku shkroi: “Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentalitetin”.

    Dhe pikërisht në këtë shkrim, ajo mori përsëri replika të shumta disa përdorues të Instagramit, të cilat vendosi që t’i ndajë me ndjekësit e saj.

    I tha se ishte shëndoshur, Bebe Rexha ‘shqelmon’ partnerin

    Bebe Rexha është ndarë nga partneri i saj për arsye se ai i ka thënë se është shëndoshur. Këngëtarja e famshme shqiptare postoi javën e kaluar një “screenshot” (të fshirë më vonë) nga biseda me Keyan Safyrari, ku mund të lexoheshin kritika mbi faktin që ajo kishte shtuar 15 kg.

    “Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që ta thashë… Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë… Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë”, i ka shkruar partneri.

    Kjo e ka zemëruar këngëtaren shqiptare e cila ka vendosur të ndahet nga ai.

    Ndahen Sara Hoxha dhe Ledri Vula

    Reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha I kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi është konfirmuar nga Faton Shohi, i cili ka menaxhuar karrierën e këngëtarit. Dyshja ka mbetur në kontakt për shkak të vajzës së tyre, Poem Blu.

    Lajmi vjen vetëm pak ditë pas në rrjet u publikuan disa foto ku Sara shihej krah Ledrit, por ato shkrepje janë bërë disa muaj më parë.

    Krisja mes çiftit aludohet prej kohësh, por u vu më shumë në dukje në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, pjesë e të cilit është bërë dhe Sara, si aktore. Ndryshe nga të pranishmit e tjerë, Sara u shfaq vetëm në këtë premierë, pa praninë e reperit dhe as të familjarëve tëtij.

    Vetë ajo, nuk i ka pohuar zërat. Madje në një intervistë për T7, më 23 tetor tha: Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni!./FrontOnline/

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Vip19 Maj 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, si rrallë herë ka folur për jetën private. Në një intervistë për “The Elite Way” me...
    Vip19 Maj 2024
    Zayn Malik e ka mbajtur koncertin e tij të parë të premte e kësaj jave që prej kur është larguar nga grupi...
    Vip19 Maj 2024
    Reperi i njohur Don Xhoni është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.