×
  • Lajme
  • Lajme

    A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi? – juristët japin opsionet bazuar në ligjet e Kosovës

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Akoma zyrtarisht nuk ka kërkesë nga Suedia që Naim Murseli të gjykohet në shtetin e tyre.

    Emri i Naim Murselit në javën e fundit në Kosovë është më i përmenduri. Kjo për faktin se i njëjti ka paguar e planifikuar vrasjen e gruas së tij 30-vjeçare, Liridona Ademaj.

    Mirëpo për Naimin ngritën dyshime se do të mund të gjykohet në një vend tjetër jashtë Kosovës, kjo për faktin se ai përveç nënshtetësisë kosovare mban edhe pasaportë suedeze.

    Mirëpo institucioneve të Kosovës deri më tash nga Stokhomi ende nuk ka ardhur zyrtarisht ndonjë kërkesë e tillë.

    Por edhe nëse një kërkesë e tillë vjen, e njëjta duhet të refuzohet nga Kosova sipas ish-sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari.

    “Në ligj përcaktohen rrethanat kur vepra penale kryhet në territorin e Republikës së Kosovës, atëherë është bazë e mjaftueshme për të mos e aprovuar ndonjë kërkesë eventuale për ekstradim. Andaj nëse do të vinte ndonjë kërkesë nga autoritetet suedeze në drejtim të institucioneve të Kosovës, e njëjta në bazë të ligjit do të duhej të refuzohej”, deklaroi Bajraktari për RTV Dukagjinin.

    Madje avokati Arbër Jashari ka bindjen që gjykimi i të njëjtit do të zhvillohet në Kosovë, teksa vlerëson se Suedia as nuk do të ketë interes për transferim të Murselit.

    “Unë konsideroj se do të gjykohet në Kosovës, për arsye se vepra penale është kryer në territorin e Kosovës. Poashtu hetimet janë zhvilluar këtu dhe procedura penale është më e lehtë këtu. Është edhe në interes të drejtësisë që kjo çështje që ka ndodhur në Kosovë, të kryhet edhe në aspektin ligjor në Kosovë”, deklaroi Jashari.

    Ministria e Drejtësisë ka thanë për televizionin se Ligji në fuqi në Republikën e Kosovës e përcakton se ekstradimi nuk do të lejohet për veprat penale të kryera në tërësi në territorin e RKS-së, rrjedhimisht nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

    E vetmja informatë nga institucionet suedeze është një përgjigje e Ministrisë së Jashtme të cilët për Dukagjinin kanë thënë se janë të informuar me rastin e Liridona Ademajt

    “Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua rreth të 30-ave ka vdekur në Kosovë më 29 nëntor. Të afërmit e saj janë njoftuar. Të gjitha pyetjet në lidhje me çdo hetim policor ia drejtojmë Autoritetit Policor Suedez ose policisë në vendin në fjalë. Ministria e Punëve të Jashtme në Suedi mund të konfirmojë se është duke trajtuar një rast konsullor që përfshin një familje suedeze në Kosovë. Dispozitat e fshehtësisë në çështjet konsullore parandalojnë zbulimin e çdo informacioni të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

    Të martën në Prishtinë u protestua ku u kërkua që drejtësia në rastin e 30-vjeçares nga Gjakova të mos mungojë.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.