×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Raporti i Progresit për Kosovën paraqet fytyrën e vërtetë të qeverisë Kurti

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në seancën e sotme plenare ka thënë se Raporti i Progresit edhe kësaj here e nxjerrë Kosovën dobët në shumë dimensione e në secilin sektor.

    Lekaj tha se Raporti i Progresit për vitin 2023, paraqet ftyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
    “Raporti i Progresit 2023 është ftyra e vërtetë e Qeverisje Kurti dhe e kësaj shumice parlamentare. Qytetarët nëse nuk na kanë besuar neve si deputetë e Opozitë për qdo gjë që kemi thënë, e kanë mundësinë ta lexojnë dhe gjykojnë drejtë se në qfarë niveli ishte Qeverisja Kurti për Kosovën në vitin 2023”, tha Lekaj.

    Fjalimi i plotë:

    Të nderuar kolegë deputet, kabinet qeveritar, qytetarë të Kosovës

    Tema mbi Raportin e Progresit është temë mjaft e rëndësishme, pasi ky raport është vetë plani i së ardhmes së vendit tonë, që na tregon se ku gjindemi në proces të integrimit evropian.
    Është fat i keqë që raporti 2023 edhe kësaj radhe e nxjerrë Kosovën dobët në shumë dimensione e në secilin sektor.

    Unë do të numërojë dhe elaborojë në pika të shkurta disa nga shumë të gjeturat kryesore të Raportit të Progresit mbi Kosovës

    1. Mungesa e konsensusit ndër-partiak

    Kjo e gjetur e dalur nga Raporti i Progresit, tregon që Qeveria dhe kjo shumicë parlamentare po bënë 4 vite që nuk ka fare respekt e bashkëpunim për asnjë temë të interesit nacional qoftë brenda apo edhe jashtë vendit, dhe që pa nevojë ka krijuar përqarje të skenës politike pozitë-opozitë.

    2. Ligjet vitale janë miratuar përmes procedurës së përshpejtuar

    Kjo e gjetur e Raportit i jepë të drejtë kritikave tona si opozitë që në vazhdimësi dhe gabimisht keni kaluar projekligje e ligje, pa dakordim e diskutim përmbajtësor në Komisione Parlamentare, Dëgjime Publike dhe Seanca Parlamentare.

    3. Performancë e dobët ekonomike, si rezultat i mungesës së investimeve, gjë që shoqërohet me inflacion të lartë dyshifrorë.

    Raporti e argumenton që Kosova edhe në 2023-tën zhvillimin ekonomik e kishte shumë të dobët me vetëm 3.5%, ku qytetarët, bizneset dhe kompanitë e mëdha u ballafaquan me inflacion dyshifrorë. Dhe qeveria përkundër thirrjeve tona nuk diti dhe nuk deshti të ju lehtësojë e përmisojë jetën qytetarëve si psh. me largimin e TVSH-së për produktet bazë të jetesës dhe të derivateve.

    4. Nevojë për reforma më të mëdha ekonomike në mënyrë që të rriten investimet dhe vendet e reja të punës.

    Është fat i keqë për Kosovën ku raporti Evropian tregon që nuk ka reforma, nuk ka investime dhe nuk ka vende pune. Mos të harrojmë që kjo Qeveri e la sektorin privat me 250 euro rrogë minimale e jo 450 si e propozuam ne si AAK, kjo Qeveri nuk lejoi tërheqjen e 30% të Trustit vetëm pse e propozuan Opozita, kjo Qeveri që 4 vite nuk ka arritur të sjellë asnjë investitor strategjik e serioz në Kosovë përkundër që ka pasur qindra të interesuar nga jashtë vendit.

    5. “Përparim i kufizuar“ është arritur në luftë kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në lirinë e shprehjes.

    Ky raport na jep të drejtën ti themi kësaj Qeverie se ku mbetën premtimet 20 vjeqare që kur të vini në pushtet do të zhdukni korrupsionin e krimin e organizuar, dhe do të sjellni drejtësi e barazi në Kosovë. Pra, që 4 vite jeni në pushtet, ndërsa korrupsioni e krimi i organizuar po lulëzon si asnjëherë tjetër.

    6. Rastet e grumbulluara në sektorin e drejtësisë dhe moszgjidhja e lëndëve

    Ky raport tregon që sektori i drejtësisë është aty ku ka qenë dhe moszgjidhja e lëndëve e ka ngulfatur sistemin e drejtësisë edhe në Qeverinë Kurti
    Pyetja për Minstren e Drejtësisë është se kush po pengon mi zgjidh lëndët, ku mbeti zbardhja e rastit Dehari, çfarë rezultate keni në sektorin e drejtësisë dhe natyrisht në fund pse po digjen dhomat e instituteve të mjekësisë ligjore?

    7. Mos Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit është i vonuar

    Në këtë të gjetur e nderuara Qeveri, BE është e zhgënjyer për mungesën e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritës në procesin e përzgjedhjes. Madje, ata kanë potencuar që Procedurat e stërzgjatura kanë shkaktuar një gjendje paqartësie, e cila ul funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

    8. Kosova është qortuar për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

    Kjo e gjetur tregon që Qeveria e Kosovës, duke mos krijuar unitet e bashkëpunim me opozitën, shoqërinë civile, ekspertët e njohësit ndërkombëtar të vendit, kishte politikë të gabuar në raport me BE-në. Duke mos zbatuar marrëveshjet, duke mos bashkëpunuar dhe dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve, Kosova u përballë me problemet në Jarinjë dhe Bërrnjak, pastaj krizat me zgjedhje në komunat veriore dhe në fund sanksionet ekonomike në vlerë 500 milionë euro.

    9. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.

    Lidhur me këtë të gjetur, është mirë që Minsitrja e Jashtme dhe ZëvendësKryeministri Bislimi ti tregojnë qytet

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.