Kjo javë u solli diskutime dhe debate banorëve të shtëpisë nga një prank që u kanë bërë Edona dhe Adri.
Kjo erdhi si ide nga Adri për ta bërë xheloze Ilirjanën të fejuarën e tij se kinse Edona ka pëlqim ndaj tij.
Për këtë prank nuk kishte informacione asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë dhe gjatë të tërë kohës i komentonin veprimet e tyre.
E kjo gjë e bëri tej mase për disa ditë Ilirjanën xheloze, bile në një moment me shaka kishte thënë se është beqare.