×
  • Tenderët
  • Sport
  • Sport

    Skënderaj rinovon tribunat e stadiumit të qytetit, jep kontratë mbi gjysmë milionë euro

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Skënderaj, i  drejtuar nga Fadil Nura, sapo ka nënshkruar kontratën në vlerë rreth 600 mijë euro për rregullimin e tribunave të stadiumit të qytetit.

    Tenderi i është dhënë konsorciumit “Lorisi, World Medium, ATC Com”, që ishte e vetmja ofertë në tavolinë.

    Kjo ani se tenderi ishte i hapur dhe mund të merrnin pjesë edhe kompani tjera, raporton Front Online.

    Vendimi për dhënie, siç shihet në dokumentin e siguruar nga Front Online, është i datës 2 nëntor 2023.

    Komuna thotë se konsorciumi i ka plotësuar të gjitha kriteret për të fituar kontratën.

    Kriter kryesor ishte oferta e përgjegjshme me çmimin më të ulët, raporton Front Online.

    “Të gjitha materialet e përdorura duhet të jenë të klasit të parë, mostrat paraprakisht duhet të aprovohen nga organi mbikqyrës. Në të gjitha pozicionet përfshihet furnizimi me material si dhe montimi i tij. Në rastet e demolimit, të gjitha mbeturinat të dergohen ne deponi. Per ndonje ndryshim eventual, paraprakisht te konsultohet Projektanti”, thuhet në njoftimin për kontratë të komunës.

    Kapaciteti i stadiumit, 9 mijë ulëse

    Skenderaji ka një stadium.

    Ai mban emrin e Bajram Aliut, ish-futbollistit të Drenicës dhe dëshmorit, raporton Front Online.

    Klubi “kuq e zi” e kujton Aliun në çdo përvjetor.

    Bajram Aliu është një stadium me shumë përdorime në Skenderaj, Kosovë.

    Aktualisht përdoret më së shumti për ndeshje futbolli dhe është terreni vendas i Drenicës të Superligës së Kosovës. Stadiumi ka një kapacitet prej 9 mijë shikuesve, raporton Front Online.

    Është ndërtuar para Luftës së Kosovës.

    Pamja që do të marr stadiumi

    Me kontratë parashihet rinovimi i ulësve të stadiumit.

    Komuna ka paraqitur pamje se si do të duket ai pas renovimit që do të bëhet.

    Organet lokale kanë paraqitur disa fotografi, të cilat i ka parë Front Online.

     

     

    Fushat kosovare, të tmerrshme

    Fushat kosovare nuk janë në gjendje të mirë.

    Loçi e jo rezultati në fushë ishte kryetema nga ndeshja Kosovë-Izrael.

    Ndonëse Kosova triumfoi në kualifikimet “Euro 2024”, imazhi ndërkombëtar i saj u dëmtua si shkak i kushteve të mjerueshme të fushës së stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit “Fadil Vokrri”.

    Stadiumi i kombëtares, në të cilin kombëtarja e Kosovës nxori pikë edhe nga Zvicra, u barazvlerësua me “stallë derrash” nga një lojtar i Izraelit. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ia ka hedhur fajin tek kompanisë mirëmbajtëse të stadiumit.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Minnesota Timberwvoles e ka fituar ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë triler të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA. Ata fituan...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje nënsekretarja për Diplomaci Publike, Liz Allen me presidenten Vjosa Osmani...
    Lajme20 Maj 2024
    Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it Ministria...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që do të fillojë nga ora 11:00, pritet të bëhet...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar. Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu”, njofton Instituti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.