×
  • Auto
  • Auto

    BMW lë pas me shitje Mercedes-Benz dhe Audi

    FrontOnline
    11 Nëntor 2023

    Kompania bavareze arritën të shesin më shumë se Mercedes-Benz dhe Audi në nëntë muajt e parë të 2023.

    Deri në fund të muajit shtator, prodhuesi bavarez kishte shitur më shumë se 1.6 milion vetura në mbarë botën.

    Në periudhën janar-shtator, BMW fitoi betejën e markave luksoze gjermane për sa i përket shitjeve globale.

    Kështu, në atë interval, prodhuesi bavarez arriti të shesë 1.62 milion vetura në mbarë botën. Kjo do të thotë gjithashtu një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

    Në vend të dytë është konkurrenti Mercedes-Benz, i cili shiti 1.52 milion vetura deri në fund të shtatorit.

    Dhe këtu kemi një rritje prej 2 për qind krahasuar me periudhën janar-shtator 2022.

    Në fund, Audi zuri vendin e tretë me 1.38 milion vetura të shitura globalisht në periudhën e përmendur.

    Dhe në renditjen e modeleve elektrike, BMW gjithashtu ‘garën’ e veturave gjermane pas nëntë muajve të parë të vitit aktual.

    Më saktësisht, bavarezët shitën 217,138 vetura me bateri në tregun botëror. Mercedes-Benz dorëzoi 174,471 vetura elektrike, ndërsa Audi e mbylli periudhën nëntëmujore me 123 mijë automjete të shitura me emetim zero./FrontOnline/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Auto09 Shtator 2024
    Edhe pse Audi prezantoi modelin A3 në Evropë në mars, tani kemi detaje rreth versioneve për Amerikën e Veriut. Epo, versioni, sepse...
    Auto09 Shtator 2024
    Veturat gjermane të modeleve të fundit janë famëkeqe për kompleksitetin e tyre. Edhe në gjendje të mirë pune, ato janë të vështira...
    Auto06 Shtator 2024
    Starfield Hanam, kompleks tregtar i vendosur në provincën Gyeonggi në lindje të Seulit, është shtëpia e ekspozitës së parë të Teslas në...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.